Ermal Meta feston ditëlindjen në skenë

Disa ditë më parë Ermal Meta mbajti një koncert në një prej mjediseve më të njohura të Italisë, në  Mediolanum Forum  të Assago  të Milanos. Kjo datë përkoi edhe me ditëlindjen e tij kështu që ai e festoi në skenë bashkë me miqtë dhe ndjekësit e tij të shumtë.

Ky është koncerti i fundit pasi Ermali ka menduar të bëjë  një pushim ku do të punojë edhe për albumin e ri. Në këto dy vitet e fundit Ermali pati një aktivitet shumë intensiv dhe të mos harrojmë se në të përfshihen edhe tri herët në Tiranë: në koncertin në sheshin “Skënderbej”, në Festivalin e RTSH-së si i ftuari i natës së parë dhe së fundmi edhe me një kuartet me të cilin ai interpretoi edhe në Itali.

Pas këngës “Un’altra volta da rischiare” një bashkëpunim mes tij dhe J-Ax dhe turneut në të gjithë teatrot më të njohur të Italisë, ai ka vendosur të festojë 38 vjetorin me një koncert madhështor që e mbajti në Mediolanum Forum  të Assago (MI).
Fituesi  i edicionit të Sanremos në vitin 2018 në duetin me Fabrizio Moron po mbyll me këtë koncert një fazë me rëndësi prej dy vjetësh intensive. Në Forum të Asagos ai ka interpretuar edhe vitin e kaluar dhe nga ai koncert me titull  “Non abbiamo armi – Il concerto” lindi edhe albumi me të njëjtin emër.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...