Epiqendra e koronavirusit, mijra njerëz kërcejnë në një festë muzikore

Në Wuhan, ku edhe nisi pandemia e koronavirusit, njerëzit po përpiqen të rinisin jetën normalisht, ashtu siç edhe ishte para krizës.

Në mesin e aktiviteteve që konsiderohen normale ishte dhe një festë me muzikë tekno.

Mijra kinezë të ngjitur pas njeri-tjetrit pa mbajtur fare maskë në një festë të organizuar në një park me pishinë sfiduan frikën. Kjo ndodhi në kushtet kur në të gjithë botën aktivitetet e tilla janë të ndaluara për shkak të frikës së rritjes së numrit të të prekurve me koronavirusin e ri.

Edhe pse pandemia nuk është larguar ende,  Water Park Maya Beach dukej se nuk i mbante të gjithë të pranishmit që kërcyen thuajse ngjitur me njeri-tjetrin.

E gjitha kjo kur mbi 21 milionë njerëz në botë janë infektuar dhe 766.000 kanë ndërruar jetë.

Imazhet e filmuara nga agjencia e lajmeve AFP kanë krijuar shumë indinjatë në rrjetete sociale. Ja dhe disa komente të njerëzve në Twitter:

“Në këtë mënyrë mund të provokojmë edhe një val të dytë apo të tretë pandemie! Kjo është një marrëzi!

“Shumë njerëz po vuajnë, mijra kanë vdekur, miliona kanë humbur vendet e punës prej pandemisë, ndërsa ju keni pafaytyrësinë të mbani një festë të madhe në një pishinë. Jeni të sëmurë”!

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...