Eno Peçi me “Exil” shfaqje në Kosovë
Shfaqja me titull “Exil” që ka për autor balerinin dhe koreografin e njohur Eno Peçi do të vijë premierë të enjten e 5 dhjetorit në Kosovë. Publiku i Prishtinës do të ketë mundësinë ta ndjekë këtë shfaqje edhe të premten. Kjo shfaqje është premiera e katërt për Trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Dy vjet më parë balerini dhe koreografi i njohur solli në Shqipëri shfaqjen “Exil – Déjà vu.
Dy shfaqjet u mbajtën në prag të festës kombëtare në orën 19:00 në sallën “Universitetit të Arteve” në Tiranë. Kjo premierë absolute baleti me titull “Exil – Déjà vu”, vihej në skenën e Tiranës me koreografi të balerinit Eno Peçi. Artisti i njohur interpretoi edhe si solist në dy pjesët bashkëkohore të krijuara prej tij, së bashku me solistët e trupës së baletit të TKOB: Adela Muçollari, Ledia Sulaj, Ervis Nallbani etj.