Emra të rëndësishëm në kolonën zanore të “The Lion King”

Në 19 korrik pritet të dalë në kinema i shumëprituri “The Lion King”. Traileri i këtij filmi i dalë vitin e kaluar është më i shikuari në historinë e Disney-t.

Lidhur me kolonën zanore ajo që dihet është se filmit i janë bashkuar emra të mëdhenj si psh. Beyonce.

Ajo dhe Childish Gambino do të jenë në “Can You Feel The Love Tonight” dhe është pikërisht kjo këngë që dëgjohet edhe në trailerin e dalë.

“Never Too Late” është një nga këngët e filmit që Elton John e ka shkruar posaçërisht për Disney.

Për këtë rast artisti britanik ka punuar me të njëjtin ekip që ai punoi për filmin e vitit 1994. John dhe Tim Rice nga ky ekip kanë bashkëpunuar për 4 këngë.

Hans Zimmer ka kompozuar një kolonë zanore epike duke bashkëpunuar me disa vokalistë si: Seth Rogen, John Oliver dhe  Chiwetel Ejiofor.

Pharrell po ashtu ka bashkëpunuar me Hans Zimmer për katër nga pjesët. Kjo dyshe më parë kishte punuar për kolonën zanore të filmit “The Amazing Spider-Man 2”.

Pjesë e këtij albumi janë të shumënjohurat: “Hakuna Matata” “I Just Can’t Wait to be King” dhe  “Circle of Life”.

Kjo është lista e pjesëve të kolonës zanore të filmit:

  1. Lindiwe Mkhize / Lebo M: “Circle of Life / Nants’ Ingonyama”
  2. Hans Zimmer: “Life’s Not Fair”
  3. Hans Zimmer: “Rafiki’s Fireflies”
  4. JD McCrary / Shahadi Wright Joseph / John Oliver: “I Just Can’t Wait to Be King”
  5. Hans Zimmer: “Elephant Graveyard”
  6. Chiwetel Ejiofor: “Be Prepared (2019 Version)”
  7. Hans Zimmer: “Stampede”
  8. Hans Zimmer: “Scar Takes the Throne”
  9. Billy Eichner / Seth Rogen / JD McCrary / Donald Glover: “Hakuna Matata”
  10. Hans Zimmer: “Simba Is Alive!”
  11. Billy Eichner / Seth Rogen: “The Lion Sleeps Tonight”
  12. Beyoncé / Donald Glover / Billy Eichner / Seth Rogen: “Can You Feel the Love Tonight”
  13. Hans Zimmer: “Reflections of Mufasa”
  14. TBA
  15. Hans Zimmer: “Battle for Pride Rock”
  16. Hans Zimmer: “Remember”
  17. Elton John: “Never Too Late”
  18. Lebo M: “He Lives in You”
  19. Lebo M: “Mbube”

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...