Elon Musk surprizon edhe me këngën

Në paltformën SoundCloud ka dalë së fundmi edhe një këngë rtep e kënduar nga Drejtuesi i Teslës dhe i “Space X”  nën markën “EmoG”. Krah profilit të tij si inxhiner, sipërmarrës dhe investitor Elon Musk mendoi të shfaqë edhe aftësitë humoristike dhe muzikore. Ai i ka kushtuar një këngë gorillës Harambe që u vra në vitin 2016 në kopshtin zoologjik të Sinsinati.

Kënga zgjat dy minuta dhe nga ajo çfarë shihet në rrjetet sociale të Musk  dilet në pah ana humoristike dhe mbase edhe ndonjë dëshirë të tij për të dalë pak nga ana serioze e jetës. Nuk dimë saktësisht se kush këndon, nëse është zëri i tij apo i dikujt tjetër, edhe për shkak se është me auto-tune.

Në vargje thuhet: “RIP Harambe/Sipping on some Bombay/We on our way to heaven/Amen, Amen”.

Bombay është një zhanër i njohur mes rreperëve dhe  Harambe është gorilla, vrasja e së cilës shkaktoi shumë komente.

Musk ka thënë se kjo mund të ketë qenë edhe “krijim më i mirë i tij”, krah shpikjeve që do të çojnë njerëzit në Mars.  Ja qe Musk përveç kontributit të madh që jep në teknologji, vjen edhe me ide të tilla.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...