Elisa dhe Imagine Dragons sjellin “Birds”

Ka dalë prej disa orësh  bashkëpunimi me muzikor me titull “Birds” mes Elisës dhe Imagine Dragons. Kënga është programuar për të gjitha dyqanet online dhe për radiot. Elisa që është ndër artistet italiane më të suksesshme ndodhet në një periudhë shumë të mirë muzikore.

Ajo u zgjodh nga Tim Burton për të kënduar dhe dubluar filmin “Dumbo” pasi kishte bashkëpunuar më parë në 2012 më Quentin Tarantino, pasi u zgjodh nga “Save the Children” si ambasadorja e vitit në 100 vjetorin e organizatës e nderuar edhe me një Barbie për modelin e vlerave positive që ajo përcjell për fëmijët.

Elisa  u nderua me diskun e platintë për albumin Diari Aperti, më tej me një dublu platin për këngën Se piovesse il tuo nome që për 9 javë ishte numri një në radio si dhe një tjetër platin për këngën Anche Fragile.

Ndërkohë grupi amerikan “Imagine dragons” është nga më të pëlqyerit në Itali.

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...