Ed Sheeran, me një statujë gjigande në Moskë
Mesa duket Ed Sheeran është shumë i dashur në Rusi. Në prag të koncertit të tij në Moskë artistit britanik i kanë kushtuar një statujë të madhe në Gorky Park. Popullariteti i tij tashmë ka njohur një tjetër nivel. Artisti shfaqet këtë statujë prej rreth 5 metra. Sheeran është i veshur në një bluzë të mbuluar me graffiti, një palë pantallona të shkurtra të kuqe dhe syza dielli stil aviatori dhe bie në sy qëndrimi i tij i pazakontë, seksi. Lajmi për këtë statujë u përhap kur dikush e postoi në Twitter.
“Meqë ra fjala kam një shok në Rusi, nuk është se jemi miq të vërtëtë, por më qerasi me një çaj dhe më dërgoi të fala nga e shoqja. Nuk është se dua të them këtë, por doja të thoja faktin se kam parë një statujë prej 5 metrash të Ed Sheeran në një park të Moskës”, ka shkruar ai në Twitter.