Duke ndjekur operën “Skënderbeu”

  • s1
  • s2
  • s4
  • s5
  • s6

Pasqyrimi i jetës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe rrjedhshmërisë së tij heroike, ka qenë dhe mbetet nga figurat mjaft të lakuara si në letërsinë shqiptare, por edhe atë të huaj. Pikëpamjet e ndryshme për mënyrën e gjithë heroizmit të tij dhe dashurisë ndaj atdheut vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite një relativitet i pashmangshëm.

Megjithatë, nuk mund të mohojmë që figura e tij heroike ngeli vetëm në letrat e letërsisë shqiptare. Por, ai u trajtua si motiv mjaft i rëndësishëm edhe për muzikën e kultivuar shqiptare. Shumë kompozitor u munduan ta shfaqin lavdinë e tij edhe përmes trajtimit artistik e më saktë notave muzikore.

Në një kuadër të tillë, theksojmë përpjekjet e vazhdueshme për ta pasuruar edhe më shumë figurën e Skënderbeut. I tillë, ka qenë edhe trajtimi i operës së kompozitorit shqiptar Fatos Lumani që ngjiti në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit të Maqedonisë së Veriut, operën me titull “Skënderbeu”. Opera ishte nën udhëheqjen e dirigjentit Olsi Qinami, nën regjinë e Qëndrim Rijani, libertistit Arian Krasniqi dhe koreografit Artan Ibërshimi.

I gjithë trajtimi i operës dhe ngjarja brenda saj shpalos vitin 1443, në Edrene, në fushëbetejën afër Nishit dhe në Krujë kryeqytetit të Arbënisë së kohës (Shqipërisë së sotme). Një Skëndërbe, i gjendur brenda premtimeve nga Sulltani Murait II, si dhe një hero për të zgjidhur dilemën mes dashurisë Fatimës dhe thirrjes së atdheut për liri.

Në fakt, një gërshetim i tillë i kohës që flet subjekti i operës, shpalos një Skënderbe jashtë kornizave të mundshme që ne i kemi dëgjuar dhe parë deri më sot. Një Skënderbe të tillë, trajtoj me kujdes tenori shqiptar Armaldo Klogjeri. Sigurisht që, ai nuk ngeli vetëm në përpjekjen e tij të mundshme heroike, duke pasur në krah edhe Hasan Agën, si mbështetje e fort e tij.

E vërteta është që, një ngjarje e tillë kishte momente mjaft delikate në përcaktimin e mirëfilltë të historisë së vet operës. Duke marrë parasysh diksionin e solistëve të operës dhe aktrimin e tyre në skenë që kryesisht lë për të dëshiruar. Që në këtë rast, shpëtimtari i vetëm i kësaj gjendje ishte ekrani që kishim në dy anët e skenës në gjuhën maqedonase. Megjithatë, ajo që krijoi një impakt të këndshëm ishte edhe koreografia e menduar në shumë detaje.

Si rrjedhojë për këtë, duke ju kthyer identitetit të veprës së kompozitorit Lumani, theksojmë edhe elementet mjaft të dukshme folklorike të marra nga thesari i popullit shqiptar si kënga “Kreshtat e Kosovës”, megjithatë duke e trajtur me tekstin “Kreshtat e Arbënisë”. Nuk mund të mohojmë edhe gjendjen e orekstrës së operës me shumë mangësi emocionale, por edhe ato teknike.

Në një mënyrë, apo në një tjetër, opera “Skënderbeu” ëshë një hap i rëndësishëm i kulturës shqiptare në përgjithësi. E themi këtë, për arsye që operën Skënderbeu në trajtimin që i është vendosur si “opera e parë shqiptare e Maqedonisë së Veriut” do ishte një mendim i varfër ta quajmë të tillë, sepse humb kuptimin edhe vet historia e operës shqiptare që fillon nga Prenk Jakova me operën “Mrika”, por edhe opera të tjera, duke filluar të bëjmë ndarje të tilla kulturore brenda një populli të vetëm shqiptar.

Megjithatë, është për t’u vlerësuar pasqyra e mendimit të kompozitori Fatos Lumani kushtuar heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Sigurisht që edhe pasuria e opusit të tij, çdo ditë e më shumë po mbart mbi supe vepra me shumë peshë artistike.

                                                                                                             Jesir Hoxha

Muzikolog

 

 

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...