Dua dhe James Corden sjellin “Rregullat e reja” për COVID-19

Dua Lipa dhe komediani i njohur James Corden kanë sjellë një version komik të suksesit të Duas me titull “ New rules”.

Ata kanë përshtatur tekstin e këngës me situatën e krijuar prej koronavirusit duke sjellë në vëmendje përpjekjet që bëjnë ciftet për t’u njohur dhe takuar për shkak të karantinës së koronavirusit.

Fillimisht me vargjet e ripunuara të këngës “Don’t start now” e më pas me vargjet e “New rules”  të dy sjellin rregullat e reja për shkak të kovidit.

Në korrikun e këtij viti ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare pop Dua Lipa u shpall e para këngëtare që ka katër këngë me mbi 1 miliardë shpërndarje në platformën Spotify. Ajo është edhe e para grua që arrin numrin një në radio në SHBA me dy këngë (Break my heart e Don’t start now).

Siç agjencia italiane e lajmeve ANSA njofton, në Itali këto dy këngë janë të vlerësuara me disk të artë dhe të platintë.

Këto këngë ndodhen në albumin e fundit të Duas me titull “Future Nostalgia”. Ky është edhe albumi i një artisteje me rezultatet më të mira që në javën e debutimit. Kritika e ka vlerësuar këtë album si më të mirin e vitit 2020.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...