Drejtori i Kompanisë “Spotify” flet për suksesin në platformat dixhitale

Industria muzikore ka ndryshuar shumë, shprehet Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë Spotify Daniel Ek, sipas të cilit suksesi nuk është më i garantuar edhe sikur emri të jetë i bujshëm. Nga ky këndvështrim edhe artistët duhet të jenë të ndërgjegjshëm që marrëdhënia me fansat duhet mbajtur në mënyrë konstante dhe kjo nuk është e mundur nëse lancon muzikë njëherë në tre apo katër vjet. Kompania suedeze është themeluar në vitet 2000 dhe tashmë nuk gëzon një emër dhe aq të mirë në radhët e artistëve. Shkak për këtë është përqindja shumë e ulët që i shkon artistëve nga shitjet është mjaft e ulët kur muzika shpërndahet në këtë platformë. Sipas një artikulli të kohëve të fundit një kompani e muzikës indie falë partneritetit me Spotify ka përftuar për cdo shpërndarje 0,00348 dollarë.

Në mbrojtje të kompanisë së tij Drejtori i Spotify bëri të ditur edhe këndvështrimin e tij lidhur me mënyrën si funksionon streaming duke fajësuar më shumë muzikantët. Në një intervistë për Music Ally Daniel Ek u shpreh se ata që duan të kenë sukses duhet të prodhojnë më shumë dhe më shpesh sepse edhe zakonet e konsumit kanë ndryshuar. Ata që kanë pasur sukses në të shkuarën, nuk do të kenë me patjetër sukses edhe në të ardhmen. E gjitha varet nga sa shpejt ata përshtaten me prirjet e reja dhe me kërkesat.

“Ndjej se ata që nuk ja dalin mbanë në platformat dixhitale janë në mënyrë mbizotëruese ata që duan të lancojnë muzikë sic bëhej në të shkuarën”. Pa vënë gishtin, ai u shpreh për artistët që nuk përshtaten dhe që paguajnë cmimin e dështimit, duke tërhequr vëmendjen nga mënyra si platformat i rendisin artistët.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...