Dr. Fauci: Koncertet do të rinisin kur të vaksinohet 70% e popullsisë

Në vitin 2021 mund të organizohen sërish koncerte është i mendimit imunologu i njohur amerikan Anthony Fauci. Kjo gjë mund të ndodhë sërish po të arrijmë imunitetin e tufës, pra kur të jetë vaksinuar 70% e popullsisë. I ftuar në një konferencë virtuale e organizuar  Association of Performing Arts Professionals, ku specialisti imunolog i njohur Anthony Fauci ka folur rreth momentit të mundur se kur mund të rihapen sallat e koncerteve dhe të teatrove.

Sipas këndvështrimit të tij rikthimi në normalitet është i lidhur ngushtë me suksesin e fushatës së vaksinimit kundër  COVID-19.

Ai vlerëson se imuniteti i grupit arrihet kur të ketë marrë vaksinën e parë  70 – 85% e popullsisë.

 “Nëse çdo gjë shkon mirë, kjo gjë (pra arritja e imunitetit të grupit) ka për të ndodhur në vjeshtën e vitit 2021, në atë mënyrë që në fillim apo mes të vjeshtës të ndjehet e sigurtë si ata në skenë po ashtu ata në publik.

Fauci ka thënë se maskat nuk do mund t’I heqim edhe në vjeshtë dhe se vetëm ato lokacione që kanë ventilim të shkëlqyer do të mund të rihapen. Për këtë ai ka marrë si shembull masat e marra në Gjermani. Sipas një studimi të kryer këtu koncertet ku mund të marrësh pjesë në siguri maksimale janë ato vende që kanë ventilim të një fuqie të madhe, që I mbajnë aktivitetet në kapacitet të ulët me spektatorë që mbajnë maska të tipit N95.

Por ndërkohë industria e evenimenteve po kërkon lloj lloj zgjidhjesh. Për shembull në Australi po mbahen disa mbremje te festivalit të titulluar: “Summer Sounds Festival”.

Formati që po zgjedjin është ai I një hapësirë të kufizuar ku lejohen vetëm një numër i  kufizuar njerëzish.

Summer Sounds Festival do të përfshijë mbi 20 shfaqje që do të mbahen në Adelaide në një park prej 10 000 metrash katrorë ku cdo natë do të lejohen 2 000 pjesëmarrës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...