Doli “Loja” nga Renis Gjoka

Si një dhuratë të bukur për fillim viti kantautori i i njohur Renis Gjoka solli për dëgjuesit e tij një projekt të ri muzikor.

Në kanalin Youtube dhe në platformat e tjera dixhitale ndodhet prej ditës së djeshme kënga e tij e re.

Kënga shoqërohet edhe me klipin zyrtar dhe titullohet “Loja”.

Për klipin ai ka bashkëpunuar me Kastro Zizon ndërsa për produksionin muzikor është kujdesur Katchinari.

Muzika e këngës “Loja” është shkruar nga Renis Gjoka dhe vargjet nga Ilir Krasniqi.

Në klipin e këngës shihet vetë interpretuesi i saj, që përcjell edhe mesazhet e një jete plot ëndërra që flenë tek secili, dëshirat, premtimet.

E gjitha ajo që të shoqëron është si një lojë ku mund të shkëputesh vetëm nëse del prej saj.

Klipi përmban nota të errëta, pamje nga  përditshmëria nga ku nuk përjashtohen edhe skena të nxitura nga realiteti politik.

Renis Gjoka i takon atij brezi muzikantësh që duket mjaft i lidhur me shijen e tij muzikore, me preferencën për gjininë muzikore ku ai ndjehet vetëvetja dhe i lirë t´i japë publikut muzikën e tij.

Për më shumë ndiqeni në vijim videon e këngës “Loja”.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...