Doli kënga e re e Duas “Break my heart”

Ndërsa pritet të dalë sot albumi i ri  i Dua Lipas me titull “Future Nostalgia”,  mbrëmjen e kaluar ka dalë njëra nga këngët e albumit.

“Break my heart” titullohet kënga që shoqërohet edhe me klipin zyrtar.  Kur ende nuk janë mbushur 24 orë nga dalja krijimi i saj i ri  është mirëpritur dhe tashmë ndodhet në pragun e 4 milionë shikimeve.

Në këtë prurje të re muzikore ndjehen ndikimet e muzikës disco që artistja ka shfaqur edhe në këngët e tjera të reja. Dua të fton të kërcesh nën ndikimet e viteve ´80-´90.  Ajo  ka përfshirë edhe një sample nga një këngë e njohur e grupit “INXS”.

Kënga ka të njëjtën fuqi të atmosferës disco si edhe dy të mëparshmet: “Physical” dhe “Don´t start now”.

E kritikuar kryesisht për kërcimin, Dua është duke  u dhënë përgjigje të gjithëve me një album ku me sa duket kërcimi i saj është më se i pranishëm.

Në tekstin e këngës flitet për pasiguritë e marrëdhënieve që kanë në themel frikën se mos ato përfundojnë dhe njerëzit mbeten zemërthyer.

Kënga përmban një fragment nga “Need You Tonight” e shkruar nga  Michael Hutchence, lideri i ndarë nga jeta i grupit INXS. Në listën e kompozitorëve të këtij albumi ndodhet edhe emri i tij krahas emrit të Duas.

Kompozitorët e tjerë të këngëve të këtij albumi që pritet të dalë sot janë: Stefan Johnson, Jordan K. Johnson, Andrew Wotman, Andrew Farriss,  Ali Tamposi.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...