Dje balerinë, sot një nga dirigjentet më të kërkuara

Revista prestigjoze “Dance Magazine” i ka kushtuar një artikull Maria Seletskajas (Maria Seletskaya), sot një nga dirigjentet më të njohura.

Ja si shkruan revista për të:

E kisha parë Maria Seletskajan kur ajo ishte soliste kryesore në Evropë. Ish balerina ruse është tashmë një nga dirigjentet më të kërkuara. Ky ndryshim ka ndodhur kur ajo ishte soliste në Evropë!

Vite më vonë Maria më dërgoi një video me trupën e baletit të Shtutgardit por kësaj here jo si balerinë por si dirigjente e ftuar e orkestrës!

Të jesh balerinë është padyshim sfidë më vete. Por kur ajo mendoi për një ndryshim në karrierë që të ishte i duhuri për të, ajo zgjodhi të ndiqte një tjetër, me një pasion po aq kërkues: muzikën!

Ndërsa sot (pas disa shfaqjeve të mëparshme me kompaninë në gjatë vitit 2019) “Teatri Kombëtar i Baletit të Kanadasë” e punësoi artisten si dirigjenten e parë rezidenciale. “Përvoja ndërkombëtarë e Marias si soliste e ndërthurur me një trajnim të vazhdueshëm si dirigjente e ka përgatitur atë mjaft mirë” tha Briskin. “Ajo i jep një perspektivë unike dirigjimit të  baletit”.

Ndiqni intervistën e Marias dhënë për revistën “dancemagazine”:

Na trego pak më shumë si kaluat  tek podi i dirigjimit?

“Muzika ka qenë shoqëruesja ime që kur e mbaj mend veten. Si dhe shumë fëmijë të lindur në Ish Bashkimin Sovjetik, nisa të ndjek shkollën e muzikës për fëmijë dhe studiova piano. Mora pjesë në disa festivale dhe konkurse dhe sipas mësueses kisha një talent me rëndësi. Por jeta mendoi për mua se do të ishte një ide më e mirë të bëhesha balerinë dhe në vend të muzikës më dërgoi në shkollën e baletit.

Gjatë gjithë viteve të shkollës së baletit vazhdova të përmirësohesha edhe në piano, por nuk e mendoja muzikën si kryesoren në jetën time.

Gjatë sezonit të parë me kompaninë e baletit, nisa të kisha më shumë kohë të lirë dhe pianoja u rikthye plot lavdi në jetën time. Rrrija deri në mesnatë në teatër duke u ushtruar në piano. Një ditë fola me një nga violinistët dhe i thashë: “Do të kisha dhënë dy vjet nga jeta ime vetëm të dirigjoja njëherë “Arrëthyesin”. Nuk mundem të luaj në orkestër, por do të doja të dija si është të luash të gjithë sëbashku këtë muzikë të mrekullueshme”.

Violinisti më vështroi e  thjesht fare më tha: “Po pse nuk bëhesh dirigjente e baletit?”.

Për sa regjizorë ke kërcyer?

“Kam punuar në katër kompani dhe me gjashtë regjizorë. Të gjithë ata në një mënyrë apo tjetër kanë kontribuar në zhvillimin tim, por regjizorja që kam dashur më shumë të punoja ka qenë e para, regjizorja e “Royal Ballet of Flanders”, Kathryn Bennetts. Profesioniste e kalibrit të lartë, në një mënyrë shumë të mirë e çmendur pas misionit të saj. Ajo ishte aty gjithmonë,  e gatshme, në drejtim dhe duke na frymëzuar.

Kur njëherë ju pyetën si se ju trajton orkestra si dirigjente femër, ju u përgjigjët: “Nuk jam thjesht një femër, jam një balerinë”. Cfarë donit të thoshit me këtë?

“Qesh). Po e mbaj mend. Duke u rikthyer pas në kohë,  po ngrija shqetësimin jo vetëm mbi të qenët grua në një fushë që (ende) mbizotërohet nga burrat, por edhe për faktin se isha balerinë! Sa shpesh frikësohesha kur mendoja se dikush në orkestër do të mund të thoshte: “Por mbreti është lakuriq! Tani kam filluar të kem më shumë vetëbesim,  por ndërgjegjësimi do të mbesë aty përgjithmonë si një vaksinë kundër të bërit arrogante. (Qesh). Që të jem e ndershme shoh vetëm përfitime nga e kaluara ime e baletit: Kam një kënd në dirigjim ku mund të përputhem mire. Kam etikë dhe disiplinë pune mjaft të mirë, kam ambicie dhe jam pozitive në pritjen ndaj kritikave. Këto tipare konsiderohen norma në balet, por  shihen si diçka e jashtëzakonshme në profesionet e tjera.

A ndjeni ndryshime të dukshme kur punoni me muzikantët krahasuar me kur punonit me balerinët?

Po, patjetër! Si balerinë nuk je kurrë vetëm! bën mesime cdo ditë bashkë, kalon kohë me prova ose me kolegët ose me pianistin ose me trajnerin. Balerinët gjithëmonë mbështeten tek njeri-tjetri, kompania kthehet në familjen e dytë! Si dirigjente kalon shumë kohë vetëm – studim partiture dhe kërkon një qetësi dhe përqëndrim. Më pas gjatë provave si me balerinët,  ashtu edhe me orkestrën,  ndjen një përzierje të çuditshme të të dyjave sa të lidhura, po aq edhe të veçuara.

Mbase një çast i mirë socializimi është pas shfaqjes, por unë e kam humbur këtë mundësi- vrapoj për në shtëpi që të rri me djalin 6 vjeçar. Por premtoj që do ta kem këtë mundësi në të ardhmen!

Si është përgatitja e një balerineje kundrejt asaj të dirigjentes?

Të dyja proceset janë të ndryshme, por do të gjej atë që kanë të përbashkët: para se të nisësh, duhet të “bësh nxemjen”  e shpirtit. Të dirigjosh është pa dyshim me më pak ndikim në trup, sesa baleti. Megjithatë përqëndrimi i një dirigjenti gjatë shfaqjes apo provave është i jashtëzakonshëm: nuk mund të pushoh as edhe një sekondë. Pas një baleti me tri akte koka bëhet më e rëndë. (qesh)

A keni disa shembuj të mirë që ju vetë i keni parë të marrëdhënieve të mira të punës mes balerinëve dhe dirigjentëve?

Kam parë se dirigjentët që i ndjejnë balerinët,  ua njohin punën e tyre të madhe dhe nuk jua imponojnë vizionin e tyre muzikor dhe këta kanë qenë me të mirët për të punuar. Balerinët janë mjeshtra të jashtëzakonshëm të trupit te tyre. Ata mund të lëvizin sipas çdo lloj shpejtësie dhe e bëjnë këtë me buzëqeshjen më të hijshme që njohim. Është shumë e rrallë që të kenë nevojë “të shtyhen” apo “nxiten”. Ndihmoji me frazat dhe luaj me tekstin e koreografisë që ata të japin më të mirën në skenë dhe ke për t´u shpërblyer me një bashkëpunim të mrekullueshëm”.

Po ju a keni kompozuar ndonjëherë apo edhe bërë ndonjë koreografi?

Kam diplomë në koreografi, por nuk asnjë synim të kompozoj apo të realizoj një koreografi. Nuk jam aq guximtare dhe besoj se nuk kam ndonjë gjë për të thënë qe nuk e kam thënë më parë. Unë jam tip ekzektues dhe jo krijues.

Si ka qenë kjo kohë në Toronto?

Duke qenë e re në kompani e kam ndjerë si interesin po ashtu edhe presionin dhe më është dashur të punoj çdo ditë për të krijuar  besimin. Baletet e fundit që kam dirigjuar në Toronto kanë qenë baletet e Balanchine Chaconne, të Kylianit “Petite Mort” dhe “”Etudes e Landerit.

Do të rikthehem në pranverë për disa nga klasikët e mëdhenj.  Janë disa balete të mëdhenj dramatikë që kam pasur ëndërr t´i kërcej por nuk kam pasur mundësinë. Shpresoj një ditë t´i dirigjoj të gjithë.

Po të mos ishit dirigjente, cfarë tjetër mund të ka kishte goditur imagjinatën tuaja të pazakontë?

Që fëmijë më ka magjepsur hapësira. Ëndërra ime ishte të bëhesha astronaute dhe të fluturoja në një stacion hapësinor. Mund të isha bërë ose e tillë  ose pilote!

Po djali juaj a mëson kaq mirë baletin dhe muzikën?

Benxhamin ka shprehur zero interes për baletin (Qesh). Megjithatë flet tre gjuhë.

Kur ishte katër vjeç më pyeti a mund t´i blija një violinë nga dyqani “sepse violina jote mami është shumë e madhe për mua”. Sipas mësuesit të tij ai ka pak talent dhe një muzikalitet natyral. Edhe pse nuk është ende e qartë nëse do të bëhet apo jo muzikant, mësimet e violinës dhe praktika në instrument janë pjesë e programit të çdo dite, edhe nëse këtë  e bën në shtëpi apo jashtë. Thjesht, për çdo rast!

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...