DJ Dagz, DJ PM dhe Vesa Smolica risjellin këngën e njohur
Edhe një këngë tjetër e njohur nga repertori i këngëve të interpretuara vite më parë rikthehet për publikun.
Kësaj here është fjala për këngën me titull “Mora Testin” që njihej gjerësisht e kënduar nga e mirënjohura Nexhmije Pagarusha.
Për këtë këngë kanë bashkëpunuar producentët Rrzon, DJ Dagz dhe DJ PM me këngëtaren Vesa Smolica.
Vesën e kemi dëgjuar disa muaj më parë kur ajo solli në treg këngën më titull “Tjetra”.
Kënga shoqërohet me një klip që paraqet bukuritë natyrore shqiptare ndërsa dëgjohet edhe zëri i Vesës.