“Dirty Diana”, kënga që ngjalli thashethemet dhe intrigat

“Dirty Diana”,  kënga e Michael Jackson që ngjalli thashethemet dhe intrigat. Shkruanin se iu kushtua Diana Ross dhe princeshës Diana të Anglisë. Për kë e shkroi M. Jackson.

“Epic Records” qarkulloi diskun muzikor, “Bad” të Michael Jackson më 18 Prill 1988. Një prej këngëve në album mbante titullin, “Dirty Diana”. Që në momentin e parë, audienca dhe kritikët filluan të pyesin se cilës grua i përket kjo pjesë muzikore e veçantë. Telefoni i Jackson binte vazhdimisht ditë të tëra.Gazetarët “zinin pritë” jashtë shtëpisë së tij dhe pyesnin se kur do të dilte për t’u dhënë një intervistë ose t’u jepte një shpjegim. “Kush është më në fund Diana e pisët? A është një person i vërtetë apo jo? “. Kjo ishte pyetja që riprodhohej në transmetime dhe lajme për një kohë të gjatë. Shumë shpejt, filluan të përhapen thashethemet se rock balada i ishte kushtuar këngëtares Diana Ross. Përveç kësaj, shumë reporterë në atë kohë argumentuan se Jackson kishte marrëdhënie seksuale me Ross, ishte çmendurisht i dashuruar me të dhe kishte një fëmijë. Ross përfitoi nga rasti. Para secilit koncert, përdorte këngën si këngë hyrëse para se të shfaqej në skenë. Sidoqoftë, thashethemet u mohuan nga Jackson, i cili tha: “Pjesa flet për grupies (gra që ngacmonin yjet). Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Thjesht përdora emrin ”Diana”, sepse më përshtatet me tekstin dhe ritmin ”.

Asnjëherë nuk do më bësh të qëndroj
Prandaj ik se më je bërë peshë
Di çdo lëvizje tënden
Kështu që nuk do më lësh qetë kaq lehtë
Kam qenë këtu më parë
Por isha shumë i verbër për të parë
Që josh çdo burrë
Por këtë herë nuk do më joshësh mua.

Pas kohë më vonë, thashethemet filluan të ngjallen edhe një herë. Mos ndoshta kënga ishte shkruar për një grua tjetër? Dhe atëherë doli në pah emri i princeshës Diana të Anglisë. Gazetat shkruanin se kënga i ishte kushtuar asaj, dhe natyrisht filluan thashethemet që aq shumë adhurohen nga audienca që bleu mijëra kopje të shtypit të verdhë të epokës. “A ishte Jackson i dashuruar fshehurazi i me princeshën?”. “A kishin marrëdhënie me njëri-tjetrin?”. Kur Jackson shkoi në Angli për një koncert, të gjithë prisnin të shikonin nëse princesha do të takohej me këngëtarin. Dhe ashtu ndodhi. Lentet e kamerës fotografuan Jackson të përqafojë dhe puthë Dianën në aeroport dhe t’i thojë diçka në vesh. Kjo ishte e mjaftueshme për të bindur të gjithë se “Dirty Diana” më në fund iu kushtua asaj. Por Jackson në një intervistë me Barbara Walters nuk e pranoi: “Do ta përsëris që kënga ka të bëjë vetëm me groupies. Princesha Diana nuk ka asnjë lidhje me të. Eshtë kënga e saj e preferuar siç më tha, por nuk ia kushtoj asaj. E vlerësoj dhe e dua për atë që ofron. Jemi miq, por deri aty”. “Dirty Diana” ka marrë vlerësime pozitive për melodinë, tekstin dhe videoklipet. Pati sukses komercial në të gjithë botën dhe arriti numrin 1 në Billboard Hot 100.

Pas vdekjes së Michael Jackson, kënga u fut përsëri në klasifikime.

/Ngjarje nga Historia Botërore/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...