Dirigjenti Olsi Qinami dirigjon London City Philarmonic në koncertin “The Great Outdoors”

Në kalendarin javor të aktiviteteve të muzikës klasike në Londër është edhe koncerti i datës 5 tetor 2019 në orën 19.30.

Të shtunën e parë të tetorit në Katedralen e Shën Stefanit në qytetin e Londrës Filarmonia e Qytetit do të mbajë për publikun një koncert me vepra nga:  Karl Maria Fon Veber, Mendelson, Dvorzhak dhe Branka Popovic.

Drejton orkestrën dirigjenti shqiptar Olsi Qinami. Soliste në këtë mbrëmje do të jetë violistja Laura Vallejo.

Koncerti  do të hapet me notat e Mendelsonit nga Uvertura “Die Hebriden” (Fingal’s Cave) op.26.

Më pas do të vijë vepra e autores bashkëkohore Branka Popovic. Vepra titullohet “Pluhur” dhe është një krijm plot energji që interpretohet premierë në Londër.

Më tej programi i koncertit do të zhvendoset në pyjet bohemianë të Veberit me “Der Freischutz’ dhe do të mbyllet me tinguj të ngrohtë nga Dvorzhak dhe Simfoninën e Tetë.

Biletat për këtë koncert janë tashmë në shitje. Koncerti titullohet “The Great Outdoors” .

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...