Del sot albumi i ri i tenorit Alberto Urso

Do të dalë sot projekti i dytë diskografik i fituesit të fundit të talent show televiziv “Amici”, Alberto Urso.

Tenori dhe instrumentisti i disa instrumenteve vjen sot me albumin me titull “Il Sole ad Est”.

Albumi i prodhuar nga shtëpia diskografike “Polydor/Universal” përmban këngë që janë shkruar nga autorët më në zë të këngëve italiane si: Kekko Silvestre, Briga dhe…kantautori i dashur shqiptar  Ermal Meta.

Në këtë album është përfshirë edhe bashkëpunimi i tij me Giordana Angi-n, me të cilën Alberto shkroi këngën  “Solo con te”.

Ky album vjen pas suksesit të parë me titull  “Solo” dhe  përmban këngë që sjellin muzikën pop sipas traditës së muzikës së lehtë italiane me tinguj më rrok dhe që sigurisht vënë në dukje edhe aftësitë vokale të tenorit.

Albumi i ri sjell tinguj bashkëkohorë dhe që janë edhe më në modë.

Dalja e këtij albumi përkon edhe me datën e fundit të turneut që  tenori Urso po mban në qytetete dhe teatrot kryesorë të Italisë. Gjatë koncerteve të dhëna ai çimentoi me kurajo edhe disa nga këngët e grupit Queen apo Frank Sinatra duke kënduar nga bluzi tek kantoja lirike, nga muzika pop dhe rrok tek muzika xhaz dhe dance.

/Opusalb/

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...