Del edhe klipi i kolonës zanore të filmit të ri Bond

Billi Ailish (Billie Eilish) ka publikuar videon e kolonëse re zanore nga seriali i famshëm “Bond”.

“No Time To Die” është pjesa e 25-të e serisë së “James Bond”.

Edhe ky film do të ketë për protagonist aktorin  Daniel Craig.

 Me regji të Daniel Kleinman, klipi ndërthur filmime me Billie Eilish dhe me skenat e filmit.

Kënga është shkruar nga vëllai i saj FINNEAS që mori edhe çmimin “Grammy” bashkë me Stephen Lipson. Për orkestracionin është kujdesur Hans Zimmer dhe  Matt Dunkley ndërsa në kitarë luan Johnny Marr.

Ailish, është 18 vjeç dhe zyrtarisht është artistja më e re në histori që ka shkruar dhe rregjistruar një pjesë tematike James Bond. Sa i takon përfshirjes së tyre si vëlla e motër producentët e filmit janë shprehur të kënaqur me punën e tyre.

“Billie dhe Finneas kanë shkruar një këngë jashtëzakonisht të fuqishme dhe emocionuese për filmin “No Time To Die”.

“No Time To Die” është i pesti film dhe i fundit ku do të kemi mundësi të ndjekim aktorin Daniel Craig në rolin e karizmatikut dhe të shkathtit agjent sekret 007.

Personazhi negativ Safin do të interpretohet nga Rami Malek.

Premiera e filmit ishte parashikuar për prillin e këtij viti por për shkak të pandemisë u shty. Tani pritet të shfaqet në kinema në 12 nëntor.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...