Dan Bălan fitues në “Zërin e Ukrainës”
Në sezonin e parë që ai merr pjesë si trajner në The Voice of Ukraine Dan Balan shpallet edhe fitues. Kjo sepse këngëtarja që fitoi këtë edicion ishte një pjestare e ekipit të tij.
Oksana Mukha nga qyteti i Lvov, 37 vjeç erdhi në këtë talent show me pretendimin për të mos lënë të humbasin këngët e bukura ukrainase. Fitorja e Oksanës është edhe më e rëndësishme për Dan Balanin ish pjestarin e grupit O-Zone që u gjend në këtë pozicion si trajner për herë të parë. Kjo konkurente u shpall fituese nga votat e publikut dhe mori edhe çmimin e madh që është një apartament me 3 dhoma në qendër të Kievit.
/Opusalb/