Çmimet Emmy 2020, ja shfaqjet muzikore që u nderuan me trofe

Është mbajtur ditën e dielë në mbrëmjen e 20 shtatorit edicioni 72 i Çmimeve Gala Emmy.

Mberëmja u mbajt në Los Anxheles në kushtet e këtij viti, nuk pati publik dhe një pjesë e madhe u zhvilluar virtualisht. Drejtuesi i shfaqjes ishte Jimmy Kimmel, që tërhoqi vëmendjen me ironi se ishte absurde që mbahej ky aktivitet në mesin e pandemisë.

Me humor e quajti këtë mbrëmje Gala Pandemmy.

Në katër kategori ndodhej në garë shfaqja e fundit e Super Bowl, që kishte si protagoniste Jennifer Lopez dhe Shakirën. Shfaqja doli fituese në fund me një trofe për regjinë dhe lojën me drita.  Edhe pse nuk arritën të marrin trofeun për Shfaqjen më të mirë gjeneraliste- të drejtëpërdrejtë sërish ato ja dolën të fitojnë zëmrat e adhuruesve.

Shfaqja e tyre i ka kaluar tashmë 184 milionë shikime në Youtube.

 Konkursi “The voice” që në Amerikë ka mbërritur në edicionin 19-të këtë vit nuk arriti të marrë një EMMY.

Gjatë 9 viteve që transmetohet ky konkurs ka 7 çmime Emmy dhe 62 kandidatura.

 Emmy 2020, disa nga fituesit:

Regjia ose dizaini më i mirë i dritave në një show gjeneralist:

  • 62nd Grammy Awards
  • The Kennedy Center Honors
  • The Oscars
  • Super Bowl LIV Halftime Show Starring Jennifer Lopez And Shakira – Fitueset
  • 73rd Annual Tony Awards

Regjia muzikore më e mirë:

  • The Kennedy Center Honors – Fitues
  • Let’s Go Crazy: The Grammy Salute To Prince
  • The Oscars
  • Saturday Night Live
  • Super Bowl LIV Halftime Show Starring Jennifer Lopez And Shakira

Konkursi më i mirë televiziv:

  • The Masked Singer
  • Nailed It!
  • RuPaul’s Drag Race – Fitues
  • Top Chef
  • The Voice

 

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...