Klaudia Aliaj Oliver – Një yll në ngjitje prej gjakut shqiptaro-spanjoll

Klaudia (Claudia) Aliaj ka lindur në Salamanka të Spanjës në vitin 2005. Ishte vetëm dy vjec kur nisi të këndojë në korin “Anuba” të Salamankës.  Në moshën 6 vjeçare ajo nisi të luajë në klarinetë dhe shfaqjen e parë si soliste e mbajti ndërsa ishte 7 vjeç me Orkestrën e Diego Pisador në Pallatin Figueroa në Salamanka. Në këtë shfaqje Klaudia interpretoi Andante nga Simfonia e V-të e Cajkovskit.

Në moshën 9 vjecare ajo nisi mësimet me Vicent Alberola; po në të njëjtin vit fitoi çmimin e parë në Konkursin për Muzikantët e Rinj në Llosa de Ranes të Valencias.

Në moshën 10 vjecare ajo luajti në Teatrin Monumental të Madriti si pjesë e Orkestrës së Simfonisë Rinore ku Klaudia u zgjodh mes 200 muzikantëve nga Spanja duke qenë pjestarja më e vogël e kësaj Orkestre. Koncerti u përcoll në RTVE që ishte Televizioni Shtetëror Spanjoll. Në moshën 10 vjeçare Klaudia nisi të studiojë edhe piano

Mes shfaqjeve të shumta mund të përmendim koncertin solo në moshën 12 vjeçare me orkestrën Vigo 430 në Auditorin Mar de Vigo. Këtu ajo luajti bashkë me profesorin e saj Vicente Alberola dhe interpretoi Koncertin (Konzerstück)  nr.2  të Mendelsonit për dy klarineta dhe orkestër.

Gjithshtu interpretoi një recitalt të të gjitha Invencioneve (për piano)  të Bahut në Salamanka, Avila dhe Segovia të Spanjës.  Një vit më pas ajo ishte fituesja rajonale e Konkursit Kombëtar të Interpretimit “Intercentros Melómano në Alikante. Në të njëjtin vit ajo ka interpretuar në Segovia një recital me pianisten Maria Zisin. Pas masterklaseve të shumta me figura të njohura të instrumentit të klarinetës nga Gjermania, Petërburgu, Spanja, Danimarkës, ajo fitoi Konkursin “Talentos” dhe në qershor do të interpretojë në Auditoriumin Kombëtar në Madrid dhe në Auditorio Sony (Auditorium e Shkollës së Muzikës Mbretëresha Sofia”

Në muajin prill ajo fitoi një çmim special në “Konkursin e Muzikës Viena”. Së shpejti ajo do të luajë Koncertin nr. 2 të Weberit me Orkestërs Simfonike “Ciudad de Salamanca” në Qendrën e Arteve Interpretuese dhe Muzikën.

Një javë më parë ajo fitoi Çmimin e parë në kategorinë D në Konkursin e Tretë Ndërkombëtar të Muzikës (Music Prospect) në Moskë si e vetmja spanjolle. Klaudia do të luajë në mbrëmjen Gala të fituesve në Sallën Rahmaninov në Konservatorin Shtetëror “Cajkovski” në Moskë. Aktualisht ajo është duke studiuar klarinetë dhe piano në Shkollën e Muzikës dhe të Fondacionit “Katarina Gurska” në Madrid, me Vicent Alberola në klarinetë dhe  Javier Negrín në piano.
Klaudia është e bija e kompozitorit Çesar Aliaj dhe mbesa e Koreografit të mirënjohur Agron Aliaj. Nëna e saj është një violonçeliste dhe pedagoge e njohur në Spanjë. Ky bekgraund artistik me siguri do ta çojë atë në lartësitë e një figure të shquar të artit spanjoll, por njëkohësisht ne e konsiderojmë atë dhe pjesë e talentit shqiptar. Repertori i saj i gjerë (shiko më poshtë) si dhe trofetë e fituara deri tani, tregojnë se kemi të bëjmë me një yll në ngjitje, e për të cilën Opusalb do ta shoqërojë vazhdimisht me interes në rrugëtimin e saj artistik.

Repertori i saj më i spikatur në klarinetë:

  • Mozart: Clarinet Concerto in A major, K 622
  • G. Donizetti : Etude N° 1 for clarinet solo
  • Robert Schumann: Fantasiestücke for clarinet and piano (12′)
  • L. Bassi: fantasy on “Rigoletto” for clarinet and piano (13′)
  • Lovreglio: fantasy on “Traviata” for clarinet and piano (12′)
  • F. Poulenc: sonata for clarinet and piano
  • B. H. Crusell: Concerto N°2 in F minor en Op. 5
  • Carl Maria von Ëeber: Concertino en Mi Bemol Mayor, Op. 26,
  • Carl Maria von Ëeber: Concierto n°1 en Fa Menor, Op. 73,
  • Carl Maria von Ëeber: Concierto n°2 en Mi Bemol Mayor op.74
  • Carl Maria von Ëeber: Gran Quinteto para clarinete y cuerdas Op. 34.
  • Andre Messager: Solo de Concours.
  • J. Brahms: Clarinet Sonata No.1, Op.120 No.1
  • J. Brahms: Clarinet Sonata No.2, Op.120 No.2
  • C. Debussy : Rhapsodie for clarinet and piano
  • E. Bozza: Bucolique para Clarinete y Piano

Repertori i saj më i spikatur në piano:

  • J. S. Bach: All Inventions
  • J. S. Bach Prelude and Fugue in C minor, BËV 847
  • Ë.A. Mozart: Piano Sonata No.8 K. 310 / 300d
  • F. Chopin: Étude Op. 10 (“Revolutionary Étude”)No. 12
  • F. Chopin: Étude Op. 25, No. 1
  • F. Chopin: Piano Concerto No. 1 in E minor
  • F. Schubert / F.Liszt: Auf dem Ëasser zu singen

Nestor Kraja

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...