Cindy Lauper, këmbëngulja, suksesi dhe fama brenda natës

Sindi Loper (Cindy Lauper) – Babai i saj e kishte kërcënuar ta përdhunonte. Varfëria, droga, dhe në fund përzënia. Sindi Loper u dëbua nga shkolla e rreptë katolike ku studionte, kur pyeti një murgeshë nëse kishte menstruacione. Pasuan të gjitha fazat e adoleshencës të një sjelljeje anti-konformiste dhe vetë-shkatërruese: shkruante tekste në fletoret e saj, braktisi shkollën, ngjyrosi flokët e saj në ngjyrat e ylberit dhe filloi të përdorë drogë. Sigurisht, kjo jetë e trazuar adoleshente kishte si shkak një jetë e keqe familjare. Në autobiografinë e saj, Loper zbuloi se babai i saj e kishte ngacmuar seksualisht dhe kishte kërcënuar se do ta përdhunonte atë dhe motrën e saj të vogël. Lauper u largua nga shtëpia në moshën 17 vjeç kur kapi babanë e saj duke e shikuar ndërsa po lahej. Nuk kishte para, dhe për të mbijetuar, bëri çdo punë që gjente, nga kameriere deri në balerin ekzotike, ku e quanin “Carrot” sepse kishte flokë të kuq.

Shpesh pësonte sulme paniku dhe mbyllej në dollapin nën lavaman derisa t’i kalonin. Ishte aq e varfër sa që u detyrua të hante një ketër që kishte vrarë miku i saj. “I preva kokën, i hoqa lëkurën dhe mendova: “Nuk paska shumë mish”. Por mora çfarë gjeta dhe e preva në copa. Pastaj vendosa pak vaj ulliri në tigan dhe e gatova ketrin me qepë, borzilok, hudhër dhe dafinë”.

Abuzimi seksual i Loper vazhdoi edhe pas adoleshencës, por këtë herë nga njerëz që i konsideronte miq. Ishin anëtarët e një grupi me të cilët bashkëpunonte përpara se të bëhej e njohur. Njëri nga muzikantët mbante një vibrator në duar dhe shokët e komentuan me humor. Lauper nuk e kuptoi se klima po rëndohej, por në një moment e kapën dhe e hodhën në dysheme. Dy nga të dashurat e muzikantëve i mbanin krahët dhe këmbët, ndërsa të tjerët i hoqën pantallonat. Për fat të mirë, arriti të çlirohej dhe vrapoi në rrugë gjysmë e shveshur. Lauper besoi se karriera e saj muzikore kishte marrë fund. Kishte shkatërruar kordat e saj vokale dhe mjekët mendonin se nuk mund të këndonte përsëri. Por këmbëngulja e Lauper dha fryt. Me ndihmën e mësueses vokale Katie Aggresta, Lauper u shërua dhe brenda një viti, filloi të këndojë përsëri. Në vitin 1983 qarkulloi kënga “Girls Just Wanna Have Fun” e cila është ende pikë referimi e saj.

Kënga u bë sukses i madh dhe Sindi Loper u bë e famshme brenda natës. Veshja e saj eksentrike ndihmoi në përhapjen e imazhit të saj tek adoleshentet në të gjithë Amerikën. Një nga gratë që u frymëzua nga veshja e Lauper ishte ylli i ardhshëm i skenës muzikore, Madonna. Lauper madje pretendoi se zëri i Madonna ishte përpunuar në këngën “Like A Virgin” për ta bërë të duket më shumë si zëri i Lauper. Media u përpoq të krijonte një rivalitet të madh mes dy grave, por asnjëra nuk ra në grackë. U njohë në vitin 1985, kur Lauper mori çmimin Grammy për artistin më të mirë të ri. Madonna ishte mes publikut dhe kënga e saj “Like A Virgin” ishte numri një në klasifikime për gjashtë javë, diçka që Loper nuk e kishte realizuar kurrë. Sidoqoftë, shkëmbyen komplimente në prapaskenë dhe nuk u kthyen kurrë kundër njëra-tjetrës. Lauper nuk kishte synim të luante atë lojë.

Marrë nga

Ngjarje nga Historia Botërore

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...