Cili është ndryshimi mes dy artistëve të familjes Jackson?

Revista “Billboard” ka bërë të ditur “Top 100 Artists of All Time” dhe në krye të klasifikimit aktualisht gjendet Drake me këngën “In my feelings”. Ajo që të bie në sy në këtë klasifikim janë renditjet e dy pjestarëve të familjes Xhekson (Jackson). Xhenet (Janet) ndodhet më mirë në renditje sesa Majkëll (Michael).  Kjo renditje është publikuar me rastin e 60 vjetorit të “Billboard Hot 100”. Xhenet  ndodhet në vendin e shatë të klasfikimit të artistëve të të gjitha kohërave. I vëllai i  saj Majkëll që cilësohet si më i madhi artist i muzikës pop i të gjitha kohërave ndodhet në vendin e tetë. 30 nga këngët e tij kanë arritur në 10 më të mirat sipas Billboard nga të cilat 13 në vendin e parë. Xhenet  ka 10 këngë numri një në renditje dhe 27 këngë në top 10. Kjo renditje ka marrë në konsideratë vetëm karrierën solo të Majkëllit pa përfshirë këtu periudhën kur ai ishte pjestar i “The Jackson 5” me të cilët kishte katër këngë në vendin e parë. Por ku qëndron ndryshimi mes Majkëllit dhe Xhenet ? Dallimi mes të dyve qëndron në numrin e javëve që ata kanë qendruar në vendet e sipërme të Billboard: Janet ka qëndruar 219 javë në top 10 ndërsa Michael 183.

Këtë e ndihmon edhe fakti se Janet ka ende një karrierë aktive muzikore, ndërsa Michael ka gati një dekadë që nuk jeton më edhe pse ky fakt nuk është ndonjë argument shumë bindës. Por ajo që është më e sigurtë në këtë rast është se midis të dyve është Janet që ka një këngë që ka qëndruar më gjatë në vendin e parë. Kënga doli në vitin 1993 dhe qëndroi 8 javë nëvendin e parë në Billboard Hot 100. Kënga e saj “”That’s The Way Love Goes” kaloi edhe këngën legjendare të të vëllait “Billie Jean” që qëndroi 7 javë në vendin e parë në këtë klasifikim. Edhe kënga tjetër e tij “Black or White” arriti thuajse të njëjtën renditje. “Billboard Hot 100” është klasifikimi I industrisë muzikore në SHBA për këngë dhe muzikantë që del cdo javë në revistën Billboard. Klasifikimi kryhet në bazë të shitjeve fizike apo dixhitale por edhe të shpërndarjeve online. Kënga e parë në histori që zuri vendin e parë në renditjen “Poor little fool” e Ricky Nelson në 4 gushtin e vitit 1958.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...