Celine Dion, homazh emocionues nënës

Javën e kaluar artistja kanadeze Celine Dion i kushtoi nënës së saj një homazh shumë të ndjerë. Artistja humbi nënën të premten e datës 17 janar, në të njëjtën ditë që kishte shfaqje.

Celine interpretoi në “American Airlines Arena” të Maiemit. Pa ndërhyrë aspak në programin e mbrëmjes,  artistja mbajti një shfaqje emocionuese që ajo ja kushtoi nënës së saj Therese Dion.

“Nënë të duam kaq shumë…ta kushtojmë ty këtë shfaqje sonte, do të të këndoj me gjithë zemër” shkroi Celine në faqen e saj në Instagram.

Artistja e mbylli koncertin duke kënduar një version të “Somewhere Over the Rainbow“, që ajo e këndoi ndërsa në sfond shfaqej një fotografi e nënës së saj.

Thérèse Tanguay Dion ndërroi jetë në moshën 92 vjeçare. Ajo kishte 14 fëmijë, 32 nipër dhe mbesa dhe 48 stërnipër.

Celine Dion ndodhet tashmë në turne botëror me të cilin ajo do të interpretojë në 100 qytete të botës.

Ajo është një ndër artistet më të njohura që ka njohur suksese të industrisë muzikore. Diva e muzikes është fituese e shumë çmimeve që ka nisur të marrë që në moshën 18 vjeçare.

Celine ka shitur mbi 250 milionë albume në 35 vite karrierë. Artistja ka dy çmime “Oscar”, 5 çmime “Gramy” dhe një “Icon Award” dhënë nga revista “Billboard”  kohët e fundit për të nderuar gjithë karrierën e saj.

Prej vitit 1990 ajo ka mbizotëruar klasifikimet botërore.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...