Carla Bruni këndon në Butrint për Ditën e Festës së Muzikës

21 qershori njihet edhe si “Festa e Muzikës” ditë në të cilën mbahen shumë aktivitete që kanë në qendër muzikën. “Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin antik të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, kështu shprehej për publikun në Shqipëri kantautorja dhe  modelja e njohur.

Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy  do të këndojë mbrëmjen e sotme në teatrin antik të Butrintit ku ajo pritet të paraqesë 11 këngë të albumit të saj të fundit. Në vitin 2017 ajo nxori në treg albumin e pestë me titull   “French touch” (Prekje franceze).

Në fillimin e viteve 90 publiku në Shqipëri e njohu si modele ndërsa merrte pjesë në sfilatat më të rëndëisshme në botën e modës. Më vonë e njohu si bashkëshorten e presidentit francez dhe bashkë me këto edhe me të si këngëtare. Por sot ajo do të jetë në Shqipëri dhe publiku ka mundësi ta ndjekë edhe nga afër, jo thjesht përmes ekraneve.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...