Bota muzikore përkujton legjendarin Prince

Kur kanë kaluar 4 vjet nga vdekja e tij, bota muzikore bashkohet për të kujtuar legjendarin Prince. Koncerti titulloheT “Let’s Go Crazy: The GRAMMY Salute to Prince” dhe do të mbahet në Los Anxheles në 28 janar.  Agjencia italiane e lajmeve ANSA njofton se koncerti do të transmetohet nga kanali Cbs.

Data e transmetimit pritet ende të vendoset.

Gjatë karrierës së tij artisti nga Mineapolis fitoi 7 çmime “Grammy” dhe u kandidua 38 herë.

Prince u gjend pa jetë në 21 prillin e vitit 2016 në moshën 57 vjeçare në rezidencën e tij në Paisley Park. Autopsia vuri në dukje një mbidozë aksidentale Fentanyl, një anti-dhimbje shumë e fortë.

John Legend, Foo Fighters, Alicia Keys, Juanes, Coldplay’s Chris Martin, Usher, Earth, Wind & Fire, janë disa nga artistet pjesëmarrës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...