“Bon Jovi 2020”, një vit i ri plot energji për grupin e njohur

Grupi “Bon Jovi” e ka nisur këtë vit me plot energji, duke njoftuar edhe për një turne bashkë me Bryan Adams  dhe  një album të ri.  Ky vit ka për të sjellë më pranë tingujt e viteve ’80. Si turneu po ashtu edhe albumi titullohen “Bon Jovi 2020”. Ylli italo-amerikan i rrokut ka menduar që turneu të nisë në Takoma, Uashington dhe do të mbyllet në 27 dhe 28 korrik me dy shfaqje të mëdha në “Madison Square Garden” në Nju Jork. Nga 18 paraqitjet skenike të këtij turneu Bryan Adams do të jetë i pranishëm në 16 prej tyre. Sa i takon albumit edhe ai do të jetë gati gjatë këtij viti. Kushdo që do të ndjekë koncertin do të marrë falas edhe një album.  Kënga e fundit që kemi dëgjuar nga Bon Jovi ishte e vitit të kaluar me titull “Unbroken”. Kënga doli në muajin nëntor të vitit të kaluar. Kënga fliste për ushtarët që rikthehen nga lufta plot me shenja nga stresi dhe post trauma. Të gjitha të ardhurat që janë mbledhur nga kënga do të shkojnë për veteranët e ushtrisë amerikane nga zonat e konflikteve.

Bon Jovi është cilësuar nga Pollstar si një nga grupet me turnetë më të mira në botë. Vetëm dekadën e fundit grupi ka shitur 10 milionë bileta. Grupi është tashmë edhe pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame”. Grupi u themelua në vitin 1983 dhe për tre dekada na ka gëzuar më këngët e tij. kur u bë pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame” në vitin 2018 karriera e tij kishte njohur shumë suksese: 130  milionë albume të shitura, mbi 2700  koncerte në 50 shtete të dhëna para  34 milioanë fansash. Grupi ka marrë çmimin  “Award of Merit” në “American Music Awards” në vitin 2004, kurse Jon Bon Jovi dhe Richie Sambora hynë në “Songwriters Hall of Fame” në vitin 2009.

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...