Blerta Zhegu sjell atmosferën e lirikës pariziene në Tiranë

Aleanca Franceze e Tiranës me qëllim promovimin e artistëve francezë dhe shqiptarë, si dhe të kulturës franceze në Shqipëri, në bashkëpunim me shoqatën “Argjiro”, organizon koncertin “Un air de Paris” ku do të interpretojë sopranoja shqiptare Blerta Zhegu, e shoqëruar në piano nga artisti Frédéric Isoletta.  Koncerti mbahet më 19 tetor ora 19:00 në Universitetin e Arteve, që përkon me mbrëmjen  e 3-të të edicionit të XI-të të Festivalit “Les Rencontres Musicales des Deux Mondes” .
Në program, do të jenë ariet më të bukura të operas së kompozitorëve francezë :
1.Air de Marie “La fille du régiment” G.Donizetti
2. Air de Anne Trulove “The rake’s progress” I.Stravinkij
3. Scriabin Nocturne op.9 n2
4. “Je veux vivre “Romeo et Juliette” C.Gounod
5. Air de Manon “Manon” J.Massenet
6. “Jardins sur la pluie” C.Debussy
7.”Nuit d’étoiles” C.Debussy
8. “Clair de lune” G.Fauré
9. “5 Mélodies grecques” M.Ravel

Sopranoja e mirënjohur Blerta Zhegu ka qenë shpesh në artikujt e revistës së kritikës muzikore me aktivitetet e saj koncertore duke na falur emocione dhe krenari për këtë artiste të dashur shqiptare të lirikës.  Kësaj here Blerta sjell me vete artin e saj dhe atmosferën lirike pariziene.

/E.B./

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...