Blake Shelton dhe Gwen Stefani në një testament dashurie

Blake Shelton dhe Gwen Stefani kanë një marrëdhënie që lulëzon në sytë e të gjithëve. Në klipin e këngës së re shihet testamenti i dashurisë dhe deklaratat që të dy i bëjnë njëri-tjetrit.

Kënga titullohet “Nobody But You” dhe është krijuar nga  Ross Copperman, Shane McAnally, Josh Osborne dhe Tommy Lee James. Kënga ka dalë në përmbledhjen që ka publikuar Shelton. Ky është bashkëpunimi i tretë mes tij dhe Guenit (Go Ahead and Break My Heart” (2016) dhe “You Make It Feel Like Christmas” (2017).

Në klipin e këngës që ka për regjizore Sophie Muller, të dy artistët deklarojnë njëri-tjetrit dashurinë pa rezerva. Shumica e pamjeve të klipit janë rregjistruar në fermën e Sheltonit në Oklahoma. Kjo këngë pritet të interpretohet në Grammy më 26 janar.

Blake është kandiduar në kategorinë Best Country Solo Performance për këngën”God’s Country”.

 

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...