Beyonce i bashkohet ekipit të ri të “Mbretit luan”

Në verën e vitit 2019 do të dalë një film i ri i nga “Disney”. Versioni i ri i “Mbretit luan” do të sjellë për publikun edhe një personazh të jashtëzakonshëm nga muzika, Beyonce. Në shtatorin e vitit që kaloi Walt Disney Pictures konfirmoi lansimin e këtij varianti të filmit të njohur të dalë në vitin 1994. Në të njëjtën kohë u pohua regjizori  dhe kolona zanore që do të përmbajë si krijime të reja po ashtu edhe pjesë prodhimi i vitit 1994. Mbreti luan mbetet një film që ka vulosur markën Disney. Version i vitit 1994 më aq shumë ndjekës, pëlqime dhe vlerësime sa ka marrë duket shumë i vështirë për tu tejkaluar. Regjizori i filmit “The Lion King” 2019 do të jetë Jon Favreau. Beyonce do të interpretojë rolin e luaneshës Nala. Artisja e ka bërë publike këtë pjesëmarrje duke postuar në faqen e saj në fb.posterin ku janë aktorët dhe rolet. Ndër yjet pjesëmarrës në film përmendim: Donald Glover (Simba), James Earl Jones (Mufasa), Chiwetal Ejiofor (Scar), John Oliver (Zazu), Seth Rogen (Pumbaa).

/E.B./

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...