Beyonce dhe Jay-Z nderohen nga NAACP Image Awards

Beyonce dhe Jay-Z marrin tituj nderi në NAACP Image Awards. Në edicionin e 50-të të NAACP Image Awards çmime që nderojnë aktivitetein e artistëve me ngjyrë nga Amerika u mbajt në 30 mars 2019. Ata u nderuan me çmimet e nderit nga ana e jurisë.

NAACP është akronimi i “National Association for the Advancement of Colored People” një organizatë e drejtave civile me qendër në SHBA që ka për qëllim të ofrojë barazi shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike njerëzve me origjinë afro-amerikane që jetojnë në Amerikë.

Çifti i njohur mori secili nga një çmim.  Beyonce u nderua me Entertainer of the Year dhe Jay Z me President’s Award.

Në fjalën e rastit ata falënderuan njerëzit e jetës së tyre.  Jay-Z falënderoi femrat e bukura të jetës së tij ndërsa Beyonce ju drejtua me vëmëndje të tjerëve fitues të çmimeve NAACP.

Çmimi për artisten më të mirë shkoi për H.E.R nga kompania RCA Records ndërsa artisti më i mirë u shpall Bruno Mars nga shtëpia diskografike Atlantic Records.

Çmimi i klipit më të mirë u shpall “This is America” nga Childish Gambino, ndërsa debutuesja më e mirë u shpall  Ella Mai.

Fituesit kryesorë të këtij edicioni të 50-të ishin reegjizorët dhe aktrët e filmit “The Black Panther” me 8 çmime dhe Black-ish komedia serial me 6 pjesë që transmetohet në kanalin ABC.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...