Benjamin Freemantle, ja çfarë bën balerini në kohën e lirë

Gjatë kohës kur jetonte në konvikt si student ndërkombëtar në San Francisco Ballet School, Benjamin Freemantle zhvilloi edhe një aftësi të re: të priste flokët. “Shumë prej nesh nuk kishin mjete financiare për të dalë në San Francisko për të prerë flokët”. Kështu që ai nisi të priste flokët e veta dhe të shokëve.

“Le të themi që e gënjeva shokun tim dhe i thashë se këtë  e kisha bërë edhe më parë”, thotë ai duke qeshur. “Por shkoi vërtetë mirë”!.

Edhe sot Freemantle, që është balerini kryesor i San Francisko Ballet vazhdon të presë flokët e tij dhe të disa studentëve apo pjestarëve të kompanisë. Plotësisht autodidakt, ai i ka përmirësuar aftësitë falë edhe tutorialeve që ka parë në Youtube.

Por ky pasion i tij sot është kthyer në mision: ai e ka zgjeruar klientelën edhe me të pastrehët, të cilëve ju ofron shërbimin falas.

“Kjo nisi kur kisha apartament, gati një pallat nga baleti, dhe cdo ditë aty shihja një të  pastrehë që jetonte në lagjen time”.  Të dy u bënë miq dhe e përshëndesnin njëri-tjetrin. Një ditë e ftova të vinte sipër, të bënte një dush të pinte një birrë- thjesht të pushonte larg të ftohtit.  Ju ofrua ti priste flokët dhe ai pranoi. “ Mendoj se kjo ishte shumë për të, që një njeri e pa dhe donte ta ndihmonte- edhe nese nuk ishin para apo ushqim, por kaq kisha mundësi në atë kohë.

Ndaj edhe ai mendoi si ta ndërtojë këtë përvojë.

“Më erdhi ideja dhe fillimisht ishte pak e frikshme të shkoje në Tenderloin, që është edhe lagja e të pastrehëve. Ai mori një stol, gërshërët, setin e pajisjeve që i kishte blerë në Amazon dhe një tabelë ku shkruhej: ke nevojë të presësh flokët?

“Ditën e parë preva flokët e pesë personave dhe javën tjetër u ktheva përsëri”, tregon balerini.

Ai vazhdon të shkojë në këtë lagje por më rrallë siç ja lejon programi.

Gjatë një vizite kohët e fundit ai tha se kishte takuar disa njerëz që ju kishte prerë flokët më parë.  “ Ata ishin verëtë mirënjohës duke më treguar se kishin pasur një intervistë për punë ose se si kishin nisur të punon në një Burger King”, tha Freemantle duke vënë re se ata kishin nisur të ndjeheshin më të mirëpritur në shoqëri.

Duke reflektuar mbi këtë përvojë ai tha: “Thellohesh se ata janë njerëz – ata janë bija e dikujt, djali i dikujt, nipi apo mbesa, apo jo? Ka një histori tek secili që ne nuk e dimë”.

Duke ditur numrin e madh të të pastrehëve në San Francisko, ky është një mesazh me shumë rëndësi. “Njerëzit kanë prirjen ti lënë ata veçuar, pa kujdes, por nuk mendoj se kjo është mënyra sesi të bëjmë përpara”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...