“Beethoveni në Amfiteatër” paradite kulturore në parkun e Liqenit Artificial

Me një program ku do të marrin pjesë: Banda e Qytetit të Tiranës, balerinët e Akademisë së Baletit “Mimoza Bekteshi”, Orkestra e Liceut Artistik “Jordan Misja”, Kori i Universitetit të Arteve dhe dy solistë balerinë të TKOB-it do të përkujtohet në Amfiteatrin e Liqenit Artificial 250-vjetori i kompozitorit të shquar L.V. Beethoven.

Aktiviteti do të nisë në orën 11.00 të së dielës së 18 tetorit 2020 dhe titullohet: “Beethoveni në Amfiteatër”.

Hyrja është e lirë.

Aktiviteti njoftohet se do të organizohet  nën kushtet e distancimit fizik dhe të mbajtes së maskave.

Në program janë parashikuar vepra nga krijimtaria e kompozitorit të shquar.

Theksojmë se i gjithë ky vit njihet dhe po festohet në shumë shtete të botës si “Viti i Beethovenit”.

/Opusalb/

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...