Bebe Rexha sjell ”Not 20 Anymore”
Me mesazhe inkurajimi për ata që mendojnë se nuk janë më të rinj sapo kanë kaluar të 20-tat.
Kështu ka vendosur Bebe Rexha të sjellë në këngën ”Not 20 Anymore”. Këngëtarja e ka sjellë këtë këngë edhe me klip që ka pamjen e një dokumentari.
Sapo mbushi 30 vjeç Bebe shpreheht se është e ndërgjegjshme për moshën por nuk është se ndikohet nga ndyshimet e jetës së saj por i përqafon siç vijnë.
“Bukuria nuk është një numër” thotë ajo në vargjet e këngës që ka dalë në ditët e fundit të gushtit.
Me vargjet e shkruara, artistja me origjinë shqiptare nxit adhureist e saj të shohin përtej modeleve dhe stereotipeve që krijon media. Për këtë ajo I shoqëron vargjet dhe muzikën me dëshmi të disa të rinjve që thonë mendimin e tyre sapo kanë kaluar moshën 20 vjec.
Bebe konsiderohet si një nga surprizat e industrisë pop.
E lindur nga dy prindër shqiptarë në Bruklin në Nju Jork, që në moshë të vogël Bebe e lindur me emrin Bleta, ndjente një tërheqje të pazakontë për muzikën. Më vonë ajo shprehej se nuk mbante mend në kishte menduar ndonjëherë veten të shkëputur prej saj.
Prej vitit 2010 deri në 2012 ajo këndoi me basistin e grupit Fall Out Boy, Pete Wentz, në grupin Black Cards.
Më tej ajo kërkoi tëkishte një karrierë solo dhe nisi me këngët që shkruante vetë duke i publiokuar ato në You Tube. Casti kur emri I saj nisi të bëhej I njohur ishte kur doli kënga “The Monster”.
Kënga lindi prej një melodie që e kishte shkruar Bebe dhe u interpretua nga Eminem dhe Rihanna.
Kjo këngë rendit e para në shumë klasifikime dhe shiti miliona kopje.