Balerinët e Houston Ballet në drejtim të baletit estonez
Me shfaqjen e ditës së shtunë Marie kompania jo vetëm mbylli sezonin e pranverës por i dha lamtumirën edhe dy prej emrave më të dashur: balerinit kryesor Jared Mattews dhe solistit të parë Linnar Looris. Të dy këta balerinë u përshëndetën me publikun ndërsa ndodheshin në skenën e Wortham Theater Center.
Kjo ndodhi sepse të dy këta balerinë do të udhëtojnë drejt Estonisë shumë shpejt për të punuar bashkë në drejtimin e Teatrit Kombëtar të Baletit Estonez.
Looris do të jetë në pozicionin e drejtorit artistik ndërsa Matthews si asistent i tij. Për Looris kjo është një kthim në shtëpi pasi historia e tij me baletin ka lindur pikërisht në Estoni kur ai nisi të marrë mësimet e para në Tallinn Ballet School. Përpara së të bashkohej me Houston Ballet si solist i parë Looris kërceu disa vite si balerin i parë me kompaninë kombëtarë të Baletit Estonez.
Tashmë ai rikthehet për të zëvendësuar drejtorin artistik të kompanisë Thomas Edur.
Matthews do të punojë ngushtësisht me Looris si asistent I drejtorit artistik. Kjo aventurë për të nënkupton largimin nga shtëpia drejt një destinacioni të largët.
Ai ka lindur në Houston dhe aty i ka nisur mësimet e para me pas shkoi në Teksas për të kërcyer me Houston Ballet pasi kishte qenë për një kohë të gjatë solist i American Ballet Theatre.
Megjithëkëtë ai shprehet mjaft i kënaqur për idenë e të punuarit jashtë.
“Kam pasur një karrierë të shkëlqyer”,- ka thënë Matthews. “Mezi po pres të jem para të tjerëve, në një dhomë për të ndihmuar balerinët të arrijnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre, siç mësuesit dhe trajnerët e mi kanë bërë për mua”.