Antonio Pappano, shfaqje surprizë në aeroportin e Romës

Një shfaqje surprizë në aeroportin Leonardo da Vinci, ku pasagjerët italianë dhe ata të huaj në nisje në Terminalin 3 u shtangën ndërsa u ndodhën përballë një nisme kulturore të veçantë.  Kjo nismë kulturore ka filluar nga Aeroporti i Romës në bashkëpunim me Akademinë Kombëtare të Santa Cecilias. Udhëtarët që lëviznin në atë hapësirë u ndodhën përballë një interpretimi surprizë në piano të maestros Antonio Pappano i shoqëruar në violoncel nga Luigi Piovano. Sir Antonio Pappano luajti në një piano me bisht dhe pasagjerët dëgjuar pjesë të bukura në piano dhe violonçel të interpretuara nga kjo duo e jashtëzakonshme.

Që nga sonata në fa maxhor n. 1 op. 2 e kompozitorit barok Benedetto Marcello, ata vijuan me dy pjesë nga kompozitori francez Camille Saint-Saëns.

Kompozitori romantik, dashnor i udhëtimeve ishte shumë i lidhur me qytetin e Romës.  Pjesa e parë ishte “Mjelma” nga “Karnevali i kafshëve” që ndoshta është edhe vepra më popullore e kompozitorit francez dhe pasoi nga Appassionato op. 43, krijim që lindi si Bis por që u kthye në një normë për literaturën e violonçelit pikërisht për shkak të shkëlqimit të saj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...