Ana Moura ylli i muzikës Fado
Këngëtarja portugeze e muzikës Fado Ana Moura dallon për paraqitjen mjaf tërheqëse në skenën ndërkombëtare të muzikës Fado. Ka lindur dhe është rritur në Lizbonë, qyteti i origjinës së kësaj gjinie muzikore.
E rritur në një familje ku muzika dashurohej dhe vlerësohej Ana nisi të këndonte në një moshë të vogël duke u bërë pjesë e grupeve të ndryshme të muzikës pop dhe rrok. Kjo ishte faza e parë e lidhjes së saj me këngën por fado qëndronte në shpirtin e saj kështu që ajo ju kthye dhe nisi të ketë një karrierë plot sukses që në moshën 20 vjecare.
Karriera në këtë gjini ju përshtat shumë mirë dhe i solli turne ndërkombëtare dhe cmime ne botën e muzikës fado përfshirë këtu edhe kandidimin në Globine Artë. Diskografia e saj numëron shfaqje të reja diskografike në mbi 15 vite karrierë dhe shumë këngë që kanë njohur ngjitje në klasifikime.
Një nga këngët e saj më të njohura është: “Fado Dançado”. Në këtë këngë Ana shfaqet ndërsa kërcen me këtë këngë që flet pikërisht për mënyrën sesi fado mund të kërcehet, pavarësisht atyre që thuhen se kjo gjini nuk kërcehet.