ALISA KATROSHI: Ana ime më e lumtur dhe më e bukur shfaqet në skenë

Ajo është duke kënduar për publikun hungarez dhe pas dy ditësh pikërisht më 1 shkurt 2019 do të intepretojë në Budapest.  Në orën 19.00 të së premtes sopranoja shqiptare Alisa Katroshi do të intepretojë në Teatrin “Ujpesti” një program veprash nga Puçini, Moxarti dhe Katalani pë lënë mënjanë edhe këngët shqiptare mjaft të dashura si “Luleborë” dhe “Lule Maca Maca”.  Kjo nuk është e para herë që Alisa interpreton në Budapest madje gjatë vitit priten edhe të tjera koncerte jo vetëm në Hungari,  por edhe në Itali e Gjermani.

Për tu njohur më shumë me ish studenten e Akademisë së Arteve të Shqipërisë që dita-ditës po rrit jetëshkrimin e saj profesional në skenat evropiane ne zhvilluam një intervistë me të. Ndiqeni në vijim bashkëbisedimin tonë me soprano Alisa Katroshi

Opusalb: Alisa në zgjedhjen e karrierës suaj cili apo cilët mendoni se kanë qenë përcaktues?

A.KATROSHI: Pa dyshim unë për zgjedhjen dhe mamaja ime e cila më drejtoi në shkollimim perkates.

Opusalb: Cili ka qenë roli i mësuesve në përgatitjen tuaj? A mund të flasim për mentorë?

A.KATROSHI: Shume i rëndësishem ka qenë roli i mësuesve si në Shqipëri aq edhe më shumë në Itali ku përveç mësuesve ne Konservatorin e Verones unë pata privilegjin të kem mësime nga sopranoja me famë botërore Daniela Dessi dhe gjithashtu edhe ende sot marr mësime nga një tjetër soprano me famë botërore Sylvia Sass. Për këto dy raste mund të mendoj si mentorët e mi.

Opusalb: Cila është marrëdhënia juaj me skenën?

A. KATROSHI: Ana ime më e lumtur dhe më e bukur në të gjitha drejtimet shfaqet në skenë.

Opusalb:  A ka ndonjë koncert që e keni më për zemër se të tjerët? Cilat janë disa nga koncertet që keni mbajtur apo ku keni marrë pjesë?

A.KATROSHI: Kam për zemër një koncert recital të organizuar në Teatrin e Operas dhe Baletit në vitin 2013 për arsyen e vetme se u mbusha me dashuri dhe respekt (pas disa viteve largesë nga publiku shqiptar) dhe nga shumë ish pedagogë të Akademise së Arteve.

Një koncert tjeter recital shumë i rëndësishëm në Teatrin Filarmonik te Veronës në vitin 2007 si fituese e konkursit si studentja më e mirë e Konservatorit të Veronës. Koncerte të tjere me orkestrën e Teatrit të Arenës se Veronës duke kënduar Aidën dhe “La forza del Destino”. Koncerte të tjera në qytetet e Italisë si: Verona, Padova, Modena, Vicenza, Palermo, Taormina. Koncerte në qytetet e Gjermanisë si Frankfurt, Darmstad, Mainz.

Në Hungari, në  Budapest kam dhënë disa koncerte vitin që shkoi dhe do të kem të tjera këtë vit.

Opusalb:  Keni ndonjë kompozitor të parapëlqyerin tuaj? .

A. KATROSHI: Kompozitori im i zemrës është Puccini. Kam shumë të tjerë të parapëlqyer si Verdi, Bellini, Wagner, Massenet etjer.

Opusalb: Kur jeni duke kënduar, cili është raporti që ndërohet me orkestrën apo me dirigjentin?

A.KATROSHI: Raporti midis meje e orkestrës dhe dirigjentit eshte pergjithesisht shume konfidencial dhe i unifikuar për të percjellë të njejtin emocion çfarë ka dashur të shprehë kompozitori.

Opusalb: Alisa cilat janë projektet tuaja për këtë vit?

A.KATROSHI: Do të jem me disa koncerte ne Budapest në salla e teatro prestigjioze jo vetem nga fama por edhe nga stili i tyre. Do të jem gjithashtu ne Gjermani dhe Itali për koncerte te tjera. Shpresoj të jem në Shqipëri gjithashtu,  por kjo nuk është e sigurt.

Opusalb:  Çfarë bën Alisa në hapësirën midis dy koncerteve?

A.KATROSHI: Në hapësirën midis dy koncerteve mundohem të mos kendoj shumë por te studioj kur nevojitet, pa kënduar me orë të zgjatura, në kohën më të madhe bej pak turizëm ose lexoj e dëgjoj muzikë.

Opusalb:  Po me skenën e Tiranës si janë marredhëniet tuaja, a qendron Shqipëria në planet tuaja?

A.KATROSHI:  Kam qenë ne skenën e Tiranes siç e permenda me pare ne 2013 me nje koncert dhe ne 2014 ne Rolin e Mimi-se ne La Boheme ku u prita me shumë triumf nga publiku shqiptar. Situata e skenës shqiptare është e paqëndrueshme për momentin. Uroj të jetë Shqipëria gjithashtu në planet e mija për një projekt operistik e jo vetëm për koncerte.

Opusalb:  Ka ndonjë mesazh që do të donit tjua përcillnit atyre të rinjve që janë sot aty ku keni qenë ju dje, studentë në Fakultetin e Muzikës në Tiranë?

A.KATROSHI: Kjo pyetje më pëlqen shumë (buzqëqesh).  Vetëm duke shkuar jashtë Shqipërisë dhe duke studiuar atje, kuptova se mund të mesojmë shume nga çdokush që kemi përpara qoftë ai ose ajo edhe nëse jo profesorë idealë.   Pra do të doja të lija mesazhin që çdo student mund të marrë e të mesojë shumë nëse do të jetë i thjeshtë dhe me shumë dëshirë dhe vullnet për të mësuar.

Opusalb:   Kujt ja kushtoni këtë rrugë që keni bërë deri tani?

A.KATROSHI: Ja kushtoj familjes time për sakrificat e tyre për mua, talentin për zërin Perendisë që ma dhuroi,  edhe pak gjithashtu, punës sime për të arritur deri këtu e për të bërë shumë më shumë,  ende. Faleminderit!

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...