Albumi me 10 krijime për piano për pianistët e rinj

Romancë, valle, lojë, këngë epike, prelude etj., janë vetëm disa nga veprat që kompozitori Dr. Kreshnik Duqi ka përfshirë në këtë përmbledhje pianistike. Ai është diplomuar në vitin 2011 në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Muzikës në katedrën e Kompozicionit.  Kreshnik Duqi mban prej vitit 2016 titullin Doktor Shkencash në Etnologji-Folklor  dhënë nga  Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, Tiranë.

Përmbledhja me miniatura synon t’u vijë në ndihmë të gjithë pianistëve të rinj, të apasionuar për tablo të reja muzikore, por dhe pasurimit të repertorit me muzikë shqiptare. Kjo përvojë është shprehje e një pune në vazhdim dhe e projektuar në lidhje të pandashme me krijimtarinë muzikore të autorit. Puna dhe vullneti i tij në këtë drejtim janë për t’u përshëndetur. Numrat e këtij albumi janë tashmë në dispozicion dhe në testimin e tyre për të hyrë në repertorin pianistik të shkollave tona muzikore.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...