Albumi i kompozitorit Simaku në “Top Ten”

Albumi i kompozitorit shqiptar Thoma Simaku  Solos & Duos që doli në treg nga shtëpia diskografike Naxos Records më 2019, është zgjedhur në dhjetëshen më të mirë të vitit nga kritiku James H. North në revisten prestigjoze Fanfare në Amerikë.

Artikullin mund ta lexoni edhe në faqen e universitetit (www.york.ac.uk).

 Në këtë listë përfshihen CD-ja me vepra nga Beethoven dhe Bartok, si dhe dy kompozitorë të tjerë të shekullit XXI nga Hollanda dhe SHBA.

Artikulli botohet në numrin 44:2 të revistës (nëntor-dhjetor  2020).

Duke e renditur kompozitorin shqiptar ndër kompozitorët e mëdhenj të shekulli XXI, kritiku amerikan shkruan: “Secila vepër e kompozitorit shqiptaro- anglez Thoma Simaku  është mahnitëse.

Ky është albumi i tij i dytë në Naxos, dhe kjo është hera e dytë që ai zgjidhet në listën time. Një numër veprash të tjera që gjenden në YouTube dhe gjetiu janë po aq stimuluese”.

Të katër instrumentistët anglezë:  Peter Sheppard-Skaerved, Roderick Chadwick, Joseph Houston dhe Chris Orton kanë një aktivitet të gjerë ndë rkombetar.

Midis veprave të tjera, në këtë album përfshihen dhe kënga arbëreshe “Moj e Bukura More” në versionin për violinë& piano, si dhe vepra Soliloquy V – Flauto Acerbo e cila fitoi çmimin  ‘Kompozitorit i Vitit’ nga Akademia e Kompozitorëve Britanike (BASCA), të cilën juria e cilësoi si  vizionare dhe krejtësisht origjinale.

Muzika e kompozitorit shqiptar është ekzekutuar në  mbarë Evropën, në SHBA dhe më gjerë për tre dekada, dhe është vlerësuar me një seri çmimesh ndërkombëtare për cilësitë e saj ekspresive dhe mpleksjen e veçantë të intensitetit muzikor dhe modernizmit.

Ndër veprat kryesore përfshihen Koncerti për Orkestër Simfonike që fitoi çmimin “Lutosławski Prize” më 2013 në konkursin ndërkombëtar i shpallur me rastin e 100 vjetorit të kompozitorit polak të shekullit XX,  vepra për Orkestër Harqesh The Scream (2017) e bazuar në pikturën e famshme të Edvard Munch; si dhe një cikël veprash virtuoze për instrumenta të ndryshëm solistikë.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...