Adele, prezantuese e “Saturday Night Live”

Adele do të jetë për herë të parë drejtuesja e një emisioni. 12 vjet pas shfaqjes së saj të parë në SNL artistja britanike rikthehet por si prezantuese. Kështu ajo do t’i tregojë publikut se jo vetëm ka një talent të padiskutueshëm në muzikë por ka edhe humor.

Saturday Night Live është një nga shfaqjet më jetëgjata të tipit të komedisë dhe të argëtimit në Amerikë. Në datën 24 tetor do të jetë artistja britanike që do të kalojë nga roli i të ftuarës në rolin e prezantueses. Shfaqja do të ketë një monolog hyrës të mbushur me nota humori që do të kërkojë edhe përfshirjen e aktorëve dhe të komedianëve të ekipit të SNL-së.

“Duket kaq argëtuese që kjo po ndodh! Jam tërësisht e frikësuar! Për herë ndodh paraqitja ime në një emision si prezantuese dhe kjo mbi të gjitha ndodh në SNL! Gjithmonë kam dashur ta bëjë këtë gjë: të përvesh mëngët dhe të zhytem në këtë, por asnjëhërë nuk ka qënë çasti i duhur. Por nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë çast më të përshtatshëm për secilin prej nesh që të hidhet në ujra të thellë më kokë dhe më sy mbyllur me shpresën që të shkojë mirë, ky cast është në 2020, apo jo?

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...