A janë këto klipet më të mira të vitit?

Videoklipet janë një mënyrë sesi artistët na drejtohen për të na përfshirë në universin e krijimtarisë e tyre dhe për të ndarë me ne emocionet që përjetojnë dhe përcjellin.

Kur ende presim të shohim klipet e këtij viti, tashmë që ndodhemi në gjysmën e tij të parë, le të hedhim një vështrim si ka qenë situata me klipet e vitit të kaluar.

Sipas High Snobiety këto kanë qenë edhe klipet më të mira në vitin 2018.

10. Vince Staples – „FUN!”

Vince Staple ka synuar origjinalitetin me idenë për të përfshirë atmosferën në Lond Beach përmes imazheve në stilin e Google Earth dhe skenat plot humor që ndërthuren me ato që të prekin emocionalisht.

.Aminé – „Campfire”

Ky është rasti kur nuk ke patjetër nevojë për një buxhet të madh për të bërë dicka të shkëlqyer. Ky është rasti kur less…is more!

8. Jay Rock, Kendrick Lamar & Future – „King’s Dead”

Zoom in, zoom out, dhe ja ku përftojmë klipet më të mira të muzikës rap.

7. Anderson.Paak – “Bubblin”

Ky artist ka nxjerrë edhe djalin 5 vjec në klip. Ai na fton të imagjinojmë një bankomat që vetëm nxjerr kartmonedha dhe në fund një pishinë të mbushur me prerje të mëdha të tyre. Pak e vështirë të bëhet?!

6. Ariana Grande – „thank u, next”

Edhe kur kemi menduar se publiku nuk mund ta dojë Arianën më shumë se kaq, kjo artiste sjell një klip që të sjell në kujtesë komeditë rozë dhe plot nostalgji.

5. Janelle Monáe – „PYNK”

Kjo muzikante zakonisht njihet për përçimin e imazhit të vajzës së forte, por në klipin në fjalë ajo përcjell edhe rëndësinë e pjesëve …intime. Në klip shfaqet provokuese Tesse Thompson për të cilën flitet prej vitesh se ka një raport të veçantë më autoren.

4. Kali Uchis – „After the Storm”

Regjia e këtij klipi mban emrin e Nadia Lee Cohen, e njohur për absurdin në klip. Klipi paraqet idenë e një femre të vetmuar që shkon të blejë në Pazar përbërësit për të mbjellë …një të dashur dhe nga toka lind burri I përsosur që është- Tyler, the Creator.

3. Tierra Whack – “Whack World”

Whack World”  është një dritare e vogël drejt botës imagjinare të rreperes nga Filadelfia që ka arritur një klip befasues që zgjat …15 minuta!

Në çdo një minutë të videos të shfaqet një imazh dhe një histori e veçantë që të fton të rimendosh çfarë ke besuar deri tani.

2. The Carters – „APESHIT”

Për të filmuar këtë klip bashkëshortët Beyonce dhe  Jay-Z morën me qera Muzeun e Luvrit në Paris për një natë.

Ky klip është një provë për kuptimin dhe vlerën e jashtëzakonshme që ka ky vend falë edhe dëshmisë së këtij çifti legjendë në industrinë e muzikës.

1. Childish Gambino – „This Is America”

 Ky klip ka një ndikim shoqërore shumë më të madh se klipet e tjera.  Klipi është plot skena shokuese të dhunës pa kuptim, përmes të cilave autori, Donald Glover,  kritikon regjimin e armëve në SHBA.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...