A është kjo kënga më e dashur e Krishtlindjes?

Në 1 dhjetor të vitit 2008 kënga me titull “Last Christmas” e grupit Wham mori titullin si kënga më e dashur e Krishtlindjes në dekadat e fundit.

George Michael  ndëëroi jetë pas një arresti kardiak që i mori jetën në dhjetorin e vitit 2016.

Tre vjet pas vdekjes së artistit doli në Amerikë  pdhe Britani projekti i ri kinematografik  bashkë me të edhe kolona zanore e filmit “Last Christmas”.

This Is How (We Want You To Get High)”, është një këngë e rregjistruar nga Xhorxh Majkëll (George Michael) në vitin 2012 dhe pritet të dalë në këtë fillim dimri, tre vjet pas vdekjes së artistit.

Kënga bën pjesë në kolonën zanore të filmit “Last Christmas”, një prodhim i frymëzuar nga muzika e Michael dhe grupi “Wham”. Kënga është shkruar nga George Michael dhe James Jackman në fillim të vitit 2012 dhe mori formën përfundimtare në vitin 2015.

Vargjet që janë shkruar nga George flasin për ato që quhen “sëmundjet” e shoqërisë.

film janë 12 këngë të karrierës solo të artistit. Vetë regjizori i filmit Paul Feig e ka quajtur këtë film si një “letër dashurie drejtuar Xhorxhit”.

Në film luan edhe ylli i Hollivudit Emma Thompson. Ajo është edhe autorja e skenarit dhe në film do të shfaqet bashkë me Emilia Clarke dhe Henry Golding.

 Emma ishte takuar me Xhorxhin në vitin 2013 për të folur me të për filmin duke marrë edhe bekimin e tij për këtë ide.

Në pranverën e vitit 2018 pas shumë diskutimesh lidhur me këngët që do të përfshiheshin në film Emma dëgjoi katër këngë të padëgjuara më pare të shkruara nga Xhorxh.

Ajo thotë se ra në dashuri me këngën: “This Is How (We Want You To Get High)”, vargjet e së cilës përshtateshin shumë mirë me idenë qendrore të filmit.

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...