A do të kemi një ribashkim të grupit “Destiny’s Child”?

Ka disa kohë që ka nisur të shpërndahet thashethemi se grupi Destiny’s Child mund të bashkohet. Kohët e fundit edhe njëra nga pjestaret e grupit të famshëm nuk e ka shmangur këtë mundësi dhe është shprehur se do të donte të bënte një surprizë për fansat. Mediat e huaja kanë dhënë mundësinë e bashkimit të grupit sidomos pas paraqitjes së tij në skenën e Festivalit Coachella.

Edhe pse lajmi nuk është mohuar e as pohuar, babai i Beyonce, është shprehur se do të duhej “dy apo tre vjet që një turne të organizohet”.

Mathew Knowles, producenti i njohur ka thënë se shpreson që grupi ta bëjë këtë. “Do të ishte një mrekulli, apo jo”?

E intervistuar nga Entertainment Tonight, Kelly Rowland është shprehur se ajo ndjehet krenare për muzikën që kanë bërë bashkë me Beyonce dhe Michelle Ëilliams. Ajo shprehet optimiste për një bashkim dhe se fansave do të donte t’u ofronin supriza.

Ky grup nisi aktivitetin në 1990-2006 dhe shiti mbi 60 milionë albume ne të gjithë botën. Grupi mori 14 kandidime “Grammy” dhe ka fituar dy herë në kategorinë “Best R&B Performance” nga një “Duo ose  Group me Vokaliste” dhe një herë në kategorinë  “Best R&B Song”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...