21 qershori, 35 vjet si Dita Evropiane e Muzikës

Në Francë nga viti 1982 data 21 qershor njihet si “Dita e Muzikës”në Francë ndërsa nga viti 1985 kjo ditë u kthye në Ditën EVropiane të Muzikës. Kjo për të promovuar të gjitha gjinitë muzikore si forma të ndryshme të shprehjeve muzikore. Koncepti I feëstimit të muzikës gjatë gjithë ditës ka nisur si nismë e muzikantit amerikan Joel Cohen i cili për dy sezone ishte producent I programeve radiofonike në radion Kombëtare Franceze (France Musique). Ideja e tij u mor dhe më vonë u deklarua si festa zyrtare nga ministry francez i kulturës Jack Lang, kjo sipas faqes zyrtare www.fetedelamusique.de.

Në tetorin e vitit 1981 kompozitori dhe gazetari Maurice Fleuret u emërua drejtori për muzikën dhe baletin në Ministrinë e Kulturës kur ajo drejtohejt nga Jack Lang, ndaj dhe zbatoi idetë e tij për muzikën – Muzika ndodhet kudo, kurse koncertet nuk shihen askund”, duke I dhënë një nxitje krijimit të këtij festivali të muzikës.  Ndaj dhe në 21 qershor në solsticin e verës u organizua për herë të parë manifestimi me titull “Festo muzikën” ose “ Dita kur luajmë muzikë” (Fęte de la Musique sau Faites de la Musique), qëllimi i së cilës është të nxjerrë të gjithë muzikantët në rrugë. Në vitin që pasoi Dita e Muzikës mblodhi në rruhë dhe hapësira publike, parqe dhe sheshe e salla koncertesh rreth 200 mijë artistë amatorë dhe profesionistë. Të gjitha shfaqjet u mbajtën me mbështetjen e autoriteteve.

Aktivitetet që mbahen në këtë ditë përfshijnë muzikë të të gjitha gjinive – klasike, hip-hop, dance, xhaz, rrok. Qasja e publikut është e lirë dhe në këtë ditë cdo gjë bëhet për muzikën. Autoritetet publike marrin përsipër të japin leje për prishje të qetësisë publike përmes muzikës, mjetet e transportit organizojnë një rrugë të posaçme me një biletë që ka afat gjithë ditën dhe që kalon në ato pika ku dhe organizohen aktivitetet muzikore, zyrat postare nxjerrin edhe pulla të posaçme apo zarfe në këtë ditë. Kjo bëhet e ditur nga www.europeanmusicday.eu.

Dita e muzikës u shndërruar në një aktivitet të gjerë dhe në vitin 1985 kaloi nga Franca drejt Greqisë, në Athinë me rastin e edicionit të parë të Kryeqytetit Kulturor të Evropës. Që nga ajo kohë Festivali u kthye në një ngjarje ndërkombëtare.

Dita e Muzikës festohet tashmë në 700 qytetet e 120 shteteve nga Gjermania e deri në Meksikë e Japoni.

10 vjet pasi “Music Day” u mbajt  në Athinë disa partnerë nga Belgjika, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia dhe Spanja firmosën një dokument të përbashkët me parimet e European Music Day (Budapest, 1995) duke themeluar edhe degët e organizatës ndërkombëtare jofitimprurëse” European Music Day Association” (EMDA).

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...