100 vjet nga lindja e “Mbretit të Xhazit” Nat King Cole

Sot mbushën 100 vjet nga lindja e pianistit dhe kompozitorit Nat King Cole. Ai ishte aktor dhe interpretues i muzikës xhaz, fitues i shumëfishtë i çmimeve “Grammy” që edhe sot mbetet nga artistët më të shitur në botë. Ai ishte i pari artist afro-amerikan që arriti të thyejë kufijtë rracorë për kohën duke pasur emisionin e vetë në radio dhe në tv. Dhe duke arritur t’i imponohet tregut muzikor amerikan kur diskriminimi ishte shumë i fortë. Me jetën e tij të shkurtër arriti të kthejë çdo këngë në një referencë për muzikën duke lënë në kujtesën kolektive suksese të tilla si: „Mona Lisa” apo “When i Fall In Love”, ndërsa kënga me titull „Unforgettable” e vitit 1952 u risoll në 1991 sërish nga e bija Nathalie Cole.

Nathaniel Adams Coles, u lind në 17 mars 1919 në Montgomery të Alabamas në një kohë të vështirë të pas luftës. Ai e kishte origjinën nga një familje shumë e varfër në Afrikën e Jugut.  Rruga drejt suksesit si artist ishte e mbushur me lloj-lloj vështirësish.  Nisi të luajë në piano në moshën 4 vjeç me ndihmën e të ëmës që drejtonte korin e kishës, babai ishte pastor dhe ndaj e lehtë të kuptohet se ai nisi muzikën me këngët kishtare. Lagja ku ai jetonte Bronzeville e Douglasit ndikoi mjaft në formimin e tij sepse jeta e natës dhe muzika xhaz ishin shumë të përhapura.  Kur zbuloi bukurinë e muzikës bluz dhe xhaz ai vendosi të linte një farë kohe shkollën dhe ju kushtua plotësisht pasionit të tij. Në vitet e adoleshencës studioi piano klasike

Por e braktisi sepse pasioni I tij ishte xhazi. Në moshën 15 vjecare hoqi dorë përfundimisht nga shkolla dhe ju kushtua karrierës si pianist xhazi, ndërsa dy vjet më pas bashkë më vëllain Eddien kreu edhe rregjistrimin e tij të parë profesional.

Më vonë mori pjesë si pianist në një turne kombëtar me një muzikal si ”Shuffle Along”. Në vitin 1937 Nat  u martua me  balerinën Nadine Robinson por në marsin e vitit 1948 çifti divorcohet. Në vitin 1941 debutoi në filmin “Citizen Kane”, në rolin e një pianisti dhe në vitin 1943 luajti vetëveten në filmin „Here Comes Elmer”. Më tej vuri bazat e King Cole Trio, më të cilën hyri edhe në klasifikime. Në vitet 1943 dhe 1944 ai nxori këngët That Ain’t Right dhe „Straighten Up and Fly Right” që u bë edhe shumë e njohur. Ai u bë i njohur në klasifikime edhe për këngët e Krishtlindjes. Më tej u martua me këngëtaren Marrie Ellington martesë nga e cila lindi edhe Natalie Cole, vajza e tij që u bë më vonë e suksesshme. Filloi më tej të konkuronte me të mëdhenjtë e kohës si Armstrong, Ella Fitzgerald, apo Frank Sinatrën me disa orkestracione që realizoheshin nga Nelson Riddle. Në vitet 1956 dhe 1957 nisi të kishte shfaqjet e veta televizive më tej doli në disa prej programeve më të njohura të kohës por  nuk mungoi për të as  karriera në filma. Pastaj pasoi një periudhë e vogël rënieje muzikore  deri në vitin 1962 kur edhe u rikthye në klasifikime me këngën me ndikime country të titulluar  „Rambin’ Rose”.

Në verën e vitit 1964 mësoi se kishte kancer të mushkërive, ai ishte edhe një duhanpirës i thekur. Në vitet e fundit të jetës tymoste deri në 3 paketa në ditë duke qenë i mendimit se duhani i ruante zërin e ngjirur dhe notat poshtë. Për të realizuar madje këtë Nat para se të këndonte pinte njëra pas tjetrës cigare për 20 minuta rresht.  Në vitin 1965 realizoi edhe daljen e fundit në film krahas Jane Fondas dhe rregjistrimin e fundit për albumin ”L-O-V-E”.

Nat King Cole është fitues i shumë çmimeve disqe të arta për këngët „Sweet Lorraine”, „Too Young”, „Mona Lisa”, „Christmas Song”.

Ai ndërroi jetë në moshën 45 vjeçare në 15 shkurt 1965 në Santa Monika të Kalifornisë.

Mbi 30 milionë njerëz e përcollën në banesën e fundit nën tingujt e këngës “ Stardust” që të sillte në vëmendje sa shumë rëndësi kishte pasur muzika për të . Në vitin 1991 vajza e tij Nathalie Cole, e rregjistroi këngën e të atit me titull “  Unforgettable” duke bashkuar zërat në një duet.

Nat King Cole  është nderuar me shumë çmime edhe nderime post-mortem si: „Grammy Hall Of Fame”, në 1973, çmimin  „Grammy Lifetime Achievement Award”, në 1990, është përfshirë në  „Alabama Music Hall of Fame”, „Alabama Jazz Hall of Fame”, „Doën Beat Jazz Hall of Fame”, në vitin  1997, Rock and Roll Hall of Fame, në vitin  2000, Hit Parade Hall of Fame, në 2007, dhe në  Latin Songwriters Hall of Fame, në vitin 2013.

 /Opusalb/

 

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...