Rita Ora: “Mezi pres të këndoj në qytetin tënd”
Sot të mërkurën e datës 1 nëntor do të dalin në shitje biletat e disa koncerteve nga turneu i Rita Orës në Britani dhe në Evropë. Shitjet do të nisin në orën 10 të paradites dhe biletat do të jenë online për 48 orët e ardhshme. Nën moton “ Mezi pres të këndoj në qytetin tënd” këto bileta janë një shitje e parakohshme sepse është fjala për 13 koncertet e turneut të majit të vitit 2018. Rita do të mbajë koncerte në Paris, Mynih, Hamburg, Kopenhagë, Antverp, Londër dhe shumë qytetet të tjera në Britani duke nisur nga data 11 maj në Glasgou e deri në 27 maj në Kopenhagë. Ndërkohë ylli i pop-it do të drejtojë në 12 nëntor në Uembli edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve Evropiane të MTV-së.
/T.K./