Rebecca Tong, dirigjentja nga Indonezia fiton çmimin “La Maestra”

Janë shpallur edhe fitueset e  konkursit për dirigjente “La Maestra”.

Me çmim të parë u nderua dirigjentja nga Indonezia Rebecca Tong.

35-vjeçarja me origjinë kineze është Dirigjente rezidente e Orkestrës Simfonike të Xhakartës. Aktualisht ajo është bursiere e programit “Junior Fellow” në Dirigjim me “Royal Northern College of Music” ku punon si asistente ne departamentit RNCM Opera dhe ne dy orkestra ne Britani: Filarmonia e BBC-se dhe “The Royal Liverpool Philharmonic Orchestra”.

Ajo është edhe përftuese e Çmimit Taki  nga  Bursat për Dirigjim “Taki Concordia” ku dhe pati mundësinë të punonte më afër me Marin Alsop, njëherazi edhe anëtar i jurisë së konkursit “La Maestra”.

Me çmim të dytë u nderua Stéphanie Childress (21, United Kingdom / France) me çmim të tretë Lina Granados-Gonzales (34, Kolumbia) që është edhe fituese e Çmimit ECHO (European Concert Hall Organisation).

Rebeka Tong fitoi edhe çmimet e dhëna nga komiteti i orekstrave dhe i sallave koncertore franceze si dhe i kanalit “Arte”.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...