Etydet tablo op 39 të Sergei Rahmaminovit

https://www.youtube.com/watch?v=KwLhpWCC05E

Për lexuesit në këtë publikim do të dëshëronim të ofronim disa njohuri mbi një vepër jo shumë të njohur në vendin tonë, por mjaft të vlerësuar nga kritika botërore dhe njohësit e mirë të muzikës.

Kritiku i muzikës i specializuar në muzikën pianistike dhe pedagog në  Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër Brus Morrison (Bryce Morrison) ka thënë se “këto etyde janë arritja më e mirë e kulturës ruse të pianos”.

Rahmaninovi ishte kompozitor, dirigjent dhe pianist i shquar rus i cili jetoi në kapërcyellin midis shek XIX dhe XX dhe shkroi mjaft muzikë për piano por dhe për orkestër si dhe muzikë operistike. Mik dhe adhurues i Çajkovskit, me të cilin u njoh në sallonin e pedagogut të tij Nikollaj Zverev në Moskë, pati një influencë të madhe nga kompozitori i njohur. Për pianistin e njohur  rus të kohës sonë Boris Berezovski “Rahmaninovi është Bahu rus, muzika e tij është e pasur me magji dhe kompleksitet konrtapuntistik”.

Vepra për të cilën do të paraqesim është një nga veprat e periudhës së fundit krijuese të Rahmaninovit. Në fakt ai i filloi Etydet Tablo disa vite më herët të cilat u botuan nën opusin 33 dhe op 39. Pra janë dy përmbledhje të kompozuara nga Rahmaninovi.

Etydet op 33 janë gjithsej 8 etyde dhe Rahmaninovi nuk ka përcaktuar se nga çfarë është frymëzuar në kompozimin e tyre. Por megjithatë aty ndjehet frymëzimi nga etydet e Shopenit, për të cilin autori ishte admirues i zjarrtë, aty ndjehet melodizmi lirik i mrekullueshëm i autorit, melankolia e tij, teknika e lartë pianistike që e karakterizonte atë edhe si pianist i shkëlqyer, virtuozizmi i tij pianistik, etj.

Etydet op 30 përmbledhin 9 etyde. Një pjesë prej tyre (5 etyde) janë seleksionuar nga autori dhe më pas orkestruar nga kompozitori italian Otorino Respigi për formacion orkestral dhe ekzekutuar nga orkestra Simfonike e Bostonit. Për këto etyde Rahmaninov, me këshillën e Respigit vendosi edhe disa tituj. Ato janë:

1 – Panairi (Op. 33, n. 6)

2 – Deti dhe pulëbardhat (Op. 39, n. 2)

3 – Kësulkuqja dhe ujku (Op. 39, n. 6)

4 – Marsh funebër (Op. 39, n. 7)

5 – Marsh (Op. 39, n. 9)

 

Dëgjoni përmbledhjen e dytë të Etydeve Tablo të Rahmaninovit në këtë video.

https://www.youtube.com/watch?v=KwLhpWCC05E

 

Opusalb

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Subscribe
No Thanks
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
We respect your privacy. Your information is safe and will never be shared.
Don't miss out. Subscribe today.
×
×
WordPress Popup
error: Sorry! You don\'t copy...